This is a SEO version of Rruga jone Page 1 To view this content in Flash, you must have version 8 or greater and Javascript must be enabled. To download the last Flash player click here
Vlora jonë është me të vërtetë një Vlorë e madhe! Të punosh për të mirën e saj dhe të gjithë qytetarëve të mi, është një përvojë dhe një kënaqësi e jashtëzakonshme. Kam besim se vetëm forca jonë e përbashkët do të na japë mundësinë të ecim përpara dhe të vazhdojmë deri në fund projektet që kemi nisur në këto vite, sepse Vlora e do punën, e vetëm me punë Vlora nuk do të ndalet më. Këtë do ta realizojmë së bashku, me të gjithë Ju, Ju që doni ta bëni më të fortë, më mikpritëse dhe më të bukur Vlorën, shtëpinë e të gjithë qytetarëve të saj.