Kėshilli Bashkiak nė vėmendje festėn e Pavarėsisė.
24 Nentor 2011
Image here:
Miratohen ndryshimet nė paketėn fiskale, nė funksion tė buxhetit tė vitit 2012
Mbledhja e Kėshillit Bashkiak pėr muajin nėntor ka sjellė nė vėmendje kujdesin pėr ditėn e pavarėsisė. Nė emėr tė disa kėshilltarėve, kėshilltari i Partisė Socialiste z.Zeqir Alizoti kėrkoi qė Vlora tė ishte nė vėmendjen e kėsaj dite, mjaft tė rėndėsishme pėr historinė e Shqipėrisė,
e sidomos kjo kur viti nė vijim pėrkon me 100 vjetorin e krijimit tė shtetit. “Secili nga ne duhet tė bėjė maksimumin pėr tė festuar si duhet kėto festa.
Image here:
Ftoj qė impenjimi i Bashkisė tė jetė maksimal dhe po kaq maksimal tė jetė impenjimi i qeverisė, duke mbėshtetur moralisht dhe financiarisht”- tha ndėr tė tjera z.Alizoti.
Kryetari i Bashkisė, z.Shpėtim Gjika bėri me dije se Bashkia Vlorė ka paraqitur projekte dhe proēedurat pėrkatėse pranė qeverisė shqiptare, ndėrsa njoftoi se pėr kėtė vit ka konfirmuar pjesmarrjen nė aktivitetet e propozuara nga Bashkia Vlorė edhe Presidenti i Republikės, z.Bamir Topi. Marr shkas nga prononcimi i z.Alizoti, si edhe duke ēmuar ftesėn e tij, Kryetari i Bashkisė z.Shpėtim Gjika ndėr tė tjera tha “duhet tė shėrbejė edhe si njė impuls pėr qeverinė shqiptare, pėr ta vendosur kėtė festė nė lartėsinė historike qė mbart ajo realisht. Dua tė sjell nė vėmendjen tuaj qė Kėshilli i Bashkisė i mėparshėm ka marrė njė vendim tė tillė dhe unė me cilėsinė e Kryetarit tė Bashkisė, kam paraqitur para tij projektet e ideuara dhe hartuara nga Bashkia e Vlorės, qė i kanė kaluar prej gati 6 muajsh qeverisė shqiptare, nė pritje tė financimit prej saj. Sigurisht qė ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė projektbuxhetin e vitit 2012 nuk ka asgjė nga qeveria shqiptare pėr festėn e 100 vjetorit, referuar vlerėsimit tė Vlorės si epiqendėr historike kombėtare, siē realisht ka qenė Vlora qysh nė themelimin e shtetit tė parė shqiptar para 100 vitesh”.
Mbledhja ka vijuar me rendin e ditės, e cila ka nisur me diskutimet pėr disa ndryshime nė paketėn fiskale tė vitit 2012. Shpjegimet teknike pėr to janė dhėnė nga nėnkryetari i Bashkisė, z.Ilir Banushi, ndėrkohė qė kėshilltarėt kanė kėrkuar informacione shtesė pėr sektorėt ku janė krijuar lehtėsira, sa janė pėrfituesit, apo mbi vendosje tarifash tė caktuara. Mė parė mbledhjes, paketa fiskale ishte konsultuar edhe me grupet e interesit.
Pas diskutimeve, janė miratuar ndryshimet nė paketė, ndėrsa miratim kanė marrė mė pas tė gjitha pikat e rendit tė ditės. Pjesė e rendit tė ditės sė kėsaj mbledhje ka qenė edhe miratimi pėr disa ndryshime tek familjet qė pėrfitojnė kredi tė lehtėsuara nga shteti.

Rendi i ditės nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit Bashkiak
  1. Miratim p/v per disa ndryshime ne paketen fiskale
  2. Miratim i p/v per ndihmen dhe perkrahjen sociale nga granti dhe te ardhurat e Bashkise.
  3. Miratim i p/v per sistemin e diferencave te inventarit fizik te vitit 2010
  4. Miratimi i p/v- fondi per ndihmen ekonomike
  5. Miratimi i p/v per shperblimin sipas VKM Nr.206 dt 26.3.1998
  6. Miratimi i p/v per fituesit ne veprimtari kombetare
  7. Miratim i p/v per nxjerrje jashte perdorimit te mjeteve te nderrmarjes se parkut te udhetarve
  8. Miratimi i p/v per tjetersim te pasurise se paluajtshme
  9. Miratim i p/v per ndryshim ne VKB Nr.14 dt 22.04.2010 per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuar nga shteti
  10. Miratim i p/v per bursat e shtetit