|
Vlora nė lashtėsi quhej Aulona.
Ajo pėrmendet nga shumė udhėtarė dhe kronikanė
tė huaj, si njė nga qytetet - skelė kryesore tė Ilirisė
sė Jugut, qė lulėzoi pas rėnies sė Apollonisė
dhe Orikut.
Emri i Vlorės ėshtė ndėr tė paktėt emra
gjeografike tė bregdetit lindor tė Adriatikut qė i ka qėndruar
kohės qysh nga lashtėsia. Nė bregdetin e banuar sot nga
popullsia shqiptare, ky emėr gjeografik del i njė lashtėsie
pak a shumė tė pėrafėrt me ato tė Durrėsit,
Shkodrės, Lezhės dhe Ulqinit. Kėta emra gjeografik nuk
do t'i kishin rezistuar kohės nė rast se vendbanimet e emėrtuara
prej tyre nuk do tė kishin pasur njė vazhdimėsi pėrdorimi
nė radhė tė shekujve
Njė pjesė e mirė
e popullsisė sė trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit
e shqiptarėve mundi t'i rezistonte proēesit tė romanizimit
dhe mė pas tė sllavizimit, qė pėrfshiu pjesėn
mė tė madhe tė Gadishullit Ballkanik", nėnvizon
nė studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.
Sipas materialeve arkeologjike, dėshmohet
se nė bregdetin e Vlorės, ashtu edhe nė prapavijėn
e tij, pėr vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore
tė shumė qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre
fortifikues-mbrojtės.
Tė tilla janė ato tė "Shpellave tė Velēės",
"Shpellave tė shkruara tė Lepenicės" (nga mė
tė rrallat nė Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesė"
(Himarė) apo "Mozaikėt e Mesaplikut", pasuri e rrallė
kombėtare. Vendbanimet tumulare tė Vajzės, Dukatit, Mavrovės,
"Pitosa" tė Mallkeqit tregojnė pėr autoktoninė
dhe vazhdimesinė etno-kulturore tė ilirėve nė periudhėn
e bronxit dhe tė hekurit.
E njėjta gjė dėshmohet edhe nė vendbanimet e tjera
tė lashtėsisė qė janė qytete-kala si Amantia,
Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadėraj, Triporti dhe vet
Vlora (Aulona) etj.
Amantia, e themeluar nė shek. V p.e
s., ėshtė njė nga qytetet e pakta tė Ilirisė
jugore qė ka pasur jetė 1000 vjeēare, ku spikat mė
shumė ndėrtimi nė terren malor i stadiumit antik madhėshtor,
i ndėrtuar me blloqe tė mėdhenj gurėsh.
Nė jug tė qytetit tė Vlorės gjendet qyteti i Orikumit,
i cili ka qenė njė nga portet mė tė lashte tė
bregdetit tė Vlorės, i themeluar si vendbanim nė shek.
VI-V p.e s.
Oriku u bė port i fortifikuar, bazė
e rėndėsishme ushtarake nė Adriatik dhe nė shek. II-I
p.e.s ishte kantier i rėndėsishėm detar pėr ndėrtim
e riparim anijesh, gjė qė favorizohej nga prania e madhe e pyllit
me pisha tė Llogarase dhe Sera e Selenicės. Nė shek.I p.e.s.
Oriku shėrbeu si kryeurė e fuqive pushtuese tė kohės,
arenė luftrash midis Romės, Maqedonisė dhe Ilirisė,
si dhe nė luftėn rivale midis Ēezarit e Pompeut qė
i solli Orikut shumė shkatėrrime. Nė shek.II p.e.s., Oriku
u godit nga njė tėrmet i fuqishėm dhe u shkatėrrua
duke e humbur rėndėsine e tij, pa mundur tė rimbėkėmbej
mė. Ishte pikėrisht koha kur nė gjirin e Vlorės del
nė pah njė tjetėr qytet-Skelė, qė ishte "Aulona
- Vlora e sotme". Dėshmi arkeologjike e lashtėsisė
dhe autoktonisė ėshtė edhe vetė simboli i saj - "Vajza
aulonase", njė skulpturė "hyjnesh" 87 cm., e
gdhendur nga mjeshtėr vendas me gurin gėlqeror tė Kaninės,
qė simbolizon veshjen e grave ilire.
Emrin e qytetit - Skelė tė Aulonės
sė lashtė e gjejmė tė pėrmėndur nė
shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu.
Kėto tė dhėna burimore pėrputhen me tė dhėnat
e tjera tė pėrafėrta, siē janė dėshmitė
arkeologjike pėr njė kėshtjellė, port e bankinė
tė madhe (kėshtjella e Jangjeēit, Triport), qė kanė
ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykėderdhjen aty nė
Lagunėn e Nartės. Por,ndoshta kur Vjosa u largua nė drejtimin
verior,Triporti humbi mundėsinė dhe rėndėsinė.
Pikėrisht nė kėtė kohė duhet tė ketė
origjinėn Aulona port i spostuar nė JL, e cila del si skelė
- qėndėr tregėtare - dhe Kanina - qėndėr administrative
- ushtarake nė shek. VI e.s. Fakti qė nė shek.V-VI e.s.,
ka pasur nė Vlorė edhe njė peshkop,varur nga metropoliti
i Durrėsit, tregon se Aulona ka qenė vendbanim me rėndėsi.
Kėtė e mbėshtet edhe zbulimi i viteve tė fundit i
traktatit tė murit rrethues mbrojtės, fortifikues nė qėndėr
tė qytetit tė sotėm tė Vlorės (pranė monumentit
tė Pavarėsisė) si dhe zbulimi i disa dėshmive tė
reja pėr ekzistencėn e molit tė vjetėr, nė afėrsi
tė stacionit tė trenit.
Gėrmimet e fundit nė Kaninė
dhe Himarė kanė dhėnė dėshmitė e tjera pėr
kulturėn ilire tė antikitetit tė vonė dhe mesjetės
sė hershme, pėr autoktoninė dhe vazhdimesinė iliro-arbėrore
dhe mesjetare shqiptare. Nė shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatė
mesjetės, Aulona pėrmėndet nė listėn e qyteteve
bregdetare si port i rėndėsishėm, me detari tė zhvilluar,
qė tregėton vaj ulliri, kripė, valanidh, lėndė
drusore, ullinj si dhe panairet qė bėheshin nė afėrsitė
e Vlorės, ashtu edhe nė vende tė ndryshme tė Europės.
Edhe nė grykėn e Vjosės ishte skela e Spinaricės,
ku zhvillohej tregti dhe aty ishin tė pranishėm edhe konsuj
tregtarė tė Raguzės, Venedikut etj.
Nė mesjetė Vlora dhe viset e saj ranė nėn pushtimin
normand mė 1081, mė pas nėn pushtimin e Venedikut mė
1205 dhe atė tė sundimit tė Hohenstaufenėve gjerman,
siē e pėrshkuan edhe Jireēeku nė studimin e tij.
Si njė qėndėr e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet
edhe nė mbrėtėrinė e Arbėrisė mė 1272,
ku kronikat e kohės shėnojnė lulėzimin e zejtarisė,
tregėtisė, blegtorisė dhe pemtarisė, tė pėrfshirė
si despotat mė vete.
Njė rol tė madh nė jetėn
politike, ushtarake e shoqėrore tė Vlorės, ka lozur edhe
familja e madhe Arianitėt, tė cilėt pėrmėnden
nė shek.XI, nėpėrmjet tė parit tė tyre Arianit
Komnen Golemi Topisė, sidomos nė shek. XV-XVI. Njė nga
figurat e shquara tė shek.XV ėshtė Gjergj Arianiti, i cili
organizoi qėndresėn kundėr pushtuesve osman mė 1431-1432
e mė pas nė grykat e Labėrisė. Me bėmat e tij,
Gjergj Arianiti mori pėrgėzimet e Fuqive tė Mėdha
tė Europės tė asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj
Kastriotin-Skėnderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij
u martua me Skėnderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur nė
zoterimet e tij nė jug dhe nė Shqipėrinė e Mesme.
Nė Kuvendin e Lezhės, mė 2 Mars 1444, pėr t'i bėrė
ballė rrezikut tė pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit
ndėr tė parėt krerė sundimtarė shqiptarė,
nė kėtė lidhje ushtarake mbarėkombėtare. Nė
shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorės nė njė
nyje tė rėndėsishme tė Adriatikut pėr pushtimin
e Italisė.
Nė regjistrin turk tė vitit 1520 shėnohen 701 familje vendase
dhe 531 familje ēifute. Kjo dėshmon pėr njė klimė
paqėsore e tolerancė ndaj ēifutėve nė qytet
nė njė kohė kur gjetke ata persekutoheshin egėrsisht.
Kėshtu qyteti pėrmblidhte 6300-6500 banorė. Nga Vlora u
nisėn fuqitė ushtarake osmane kundėr Italisė sė
Jugut, mė 1480, kundėr kryengritjes sė himarjotėve
mė 1492 dhe shėrbeu si bazė e sulltan Sulejmanit kundėr
Korfuzit, mė 1537. Po nė kėtė vit u ndėrtua kėshtjella
e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurėt
e sė cilės u morėn nga kėshtjella e Jangjeēit
nė Zvėrnec dhe nga muri rrethues i Aulonės.
Nė shek.XVII-XVIII Vlora ishte njė
nga limanet mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė
sė Jugut, pas Prevezės, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve
mbrojtje nga stuhitė. Nė skelėn e Vlorės ishin ndėrtuar
depo tė mėdha pėr grumbullimin e prodhimeve buqėsore
e blegtorale tė fshatarėsisė, ku pėrfshiheshin zona
e Beratit, Gjirokastrės dhe Myzeqesė. Nė eksportin e tij
ky qytet zhvillonte tregti mė Triesten, Venedikun, Vjenėn, Korfuzin,
Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinėn, Maltėn
e Qipron. Nė portin e Vlorės hynte rregullisht ēdo javė
vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", tė
cilėt vetėm pėr vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224
dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuēi,
ullinj tė vjelur - 11.000 barrė, kripė - 1.5 milion kilogram,
lesh tė palarė - 15.000 okė, lėkurė qengji e
lepuri - 20.000 copė, breshka - 40.000 copė, shushunja, shpende,
dele, kuaj, mish tė therur, peshk tė kripur, vezė peshku,
serė, asfalt, misėr, tėrshėrė, thekėr, fasule,
dru zjarri, valanidh, mjaltė tė bardhė Kanine, verė
tė Nartės dhe verė "Vlosh" tė Vlorės.
Njė artikull i kėrkuar ishte edhe
stralli i gurores sė Drashovicės, qė pėrgatitej me
blloqe dhe ashkla. Pėr eksport, gėzofet prej lėkure, velenxat
dhe brucat labe ishin artikuj mjaft tė preferuar pėr Istrien,
Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markės "Vlonjak",
qė ishte mė i lashtė se marka italiane dhe frėnge,
dallohej pėr prodhueshmėri tė lartė, vaji dhe regjie
lėkure. Nė vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrėnjė
ullinj.
Vlora njihet si njė vatėr e rėndėsishme e patriotizmit
ndėr shekuj, ku pėrpjekjet pėr liri, pavarėsi dhe
prosperitet kanė qenė nė shpirtin e ēdo vlonjati.
Luftrat kundėr pushtimeve tė huaja dhe pėrpjekjet pėr
pėrhapjen e arsimit shqip bėnė qė nė Vlorė
tė krijoheshin shumė shoqėri patriotike.
Nė vitet 1908-1912 klubi "Labėria" u bė njė
vatėr e ndezur e pėrpjekjeve pėr pavarėsinė e
vendit dhe luftėn kundėr pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi
i kėtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Ēelja e shkollės
shqipe tė Muradies (7 Gusht 1908) ishte njė ngjarje e shėnuar
nė jetėn arsimore tė Vlorės.
Por ngjarja mė kulmore e qytetit tė
Vlorės ishte 28 nėntori 1912 kur plaku i urtė e diplomati
i shquar Ismail Qemali, sė bashku me delegatėt e ardhur nga
vise tė ndryshme tė vendit, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė
dhe njėkohėsisht ngriti flamurin kombėtar nė Vlorė.
Kėshtu Vlora u bė kryeqyteti i parė i Shqipėrisė
sė pavarur.
Mė 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua
nga imperializmi italianė. Pas zgjerimit tė pushtimit italian
nisi rezistenca kundėr pushtuesve. Nė vitin 1920, pas Kongresit
tė Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombėtare"
me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake nė Luftėn
e Vlorės. Lufta e Vlorės ėshtė njė nga epopetė
mė tė lavdishme tė shqiptarėve. Vlora u kthye nė
"Termopilet" e Shqipėrisė, siē thoshte patrioti
Halim Xhelo.
Nė vitet 1920-1924 Vlora u pėrfshi nė rrjedhėn e proēeseve
tė demokratizimit tė jetės sė vendit. Kėtu u
krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqėrisė
"Bashkimi" (1922). Njė rol tė madh nė kėto
vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja
Kombėtare", "Fjala e Lirė", "Shpresa Kombėtare"
etj qė botoheshin nė Vlorė.
Nė Luftėn e Dytė Botėrore
Vlora u bė njė nga vatrat e rėndėsishme tė Lėvizjes
Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve nazifashist.
Ajo mbajti njė barrė tė madhe tė Luftės dhe kontributi
i saj ishte i shquar.
|