Vlora, Qyteti i 2 deteve dhe i jetės sė natės Printoni E-mail

...ku bashkohet Adriatiku me Jonin

Image
Atje ku dallga pėrplaset dhe thėrrmohet pas shkėmbit dhe kthehet pas e fuqishme, tek Uji i Ftohtė pranė tunelit tė famshėm, poshtė tė cilit derdhen prej shekujsh ujėrat e kristalta tė burimeve fantastike, mes prehėrit tė gjelbėr tė qeparisave dhe pishave halėshumta, vezullon nė mėnyrė drithėronjėse qyteti i Vlorės.
Rrallė ndodh qė nė njė hapėsirė tė vogėl gjeografike tė gjenden tėrė kėto elementė natyrorė qė e shndėrrojnė vendin nė njė parajsė tokėsore.
Gjiri i mrekullueshėm, laguna e Nartės, mali i Llogarasė, grykat e lumit Vjosė, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe ai i Zvėrnecit.
Rrallė ndodh qė nė bregun e njė qyteti tė takohen dy dete krejt tė ndryshėm – Adriatiku me plazhet e gjata me rėrė dhe pyje pishe dhe Joni me brezare agrumesh, ujėra kristali, shkėmbinj dhe plazhe tė bardha ekzotike.


Kjo ndodh vetėm nė Vlorė.
Kush viziton Vlorėn dhe nuk u ēudit nga bukuritė e saj!
Edhe kėtė vit Vlora mbetet njė nga qytetet bregdetare mė tė lakmuara. Shumė pushues nuk kanė hezituar tė vijnė nė qytetin e bukur pėr shumė arsye. Pėr Rivierėn e mrekullueshme, ujin e kristaltė, historikun e qytetit, komoditetin e hoteleve, ushqimet e freskėta si dhe pa harruar netėt ekzaltuese nė diskot e pafundme.
Pa ekzagjeruar... nė Vlorė mund tė gjesh njė Parajsė Tokėsore.

Pushime mahnitėse
Tė kalosh pushimet nė qytetin e Vlorės sot, ėshtė me tė vėrtetė mahnitėse, pasi Vlora tė ofron tė gjitha kushtet dhe resurset e saj tė pafundme. Nuk janė tė paktė ata pushues qė sapo kanė prekur bukuritė e Vlorės, plazhet e mrekullueshme, rėrėn e nxehtė, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitėse, kanė vendosur tė mos i ndahen mė kėtij qyteti.
Vija bregdetare e Vlorės ėshtė tėrėsisht e pastėr me ujėrat e detit tė kristalta, sidomos nė zonėn e Plazhit tė Ri, Ujit tė Ftohtė e mė tutje, pasi burimet e ujėrave tė tė ėmbėl i japin kėsaj hapėsire mė tepėr pastėrti dhe siguri, veē bukurive qė nuk kanė tė krahasuar dhe qė kush ka qenė aty dhe i ka shijuar, vėshtirė se mund tė ndahet lehtė nga kjo parajsė e mrekullueshme.
Vlora ka plazhe tė bukura e tė shumėllojshme. Plazhi i Zvėrnecit ėshtė krejtėsisht i virgjėr, plazhet unikale tė Jonufrės, Radhimės dhe Orikumit, gjithēka ėshtė e prekshme dhe pronė e tė gjithė pushueve. Vlora me gjirin e hapur, me portin dhe plazhet e rrethuar me male, ėshtė njė vend i rėndėsishėm historik dhe fillimi i Rivierės Shqiptare.

Hotele fantastike gjatė bregdetit
Janė tė shumtė hotelet dhe qė shtohen nga vitit nė vit duke rritur nė mėnyrė tė ndjeshme kapacitetet pritės nė Vlorė, i cili ka qenė shumė i ulėt disa vite m parė. Kjo ka bėrė qė ēmimet pėr natė tė jenė konkuruese dhe mė tė ulėta se Saranda, por disi mė tė larta se Durrėsi. Ato variojnė nga 30 mijė lekė nė 80 Euro, sipas cilėsisė dhe largėsisė nga deti. Disa mė tė njohur prej tyre janė Hotel Vlora International, Pavarėsia, Hotel Liro, Ambasador, Paradise, Grand, etj.
Shtrirja e vendeve tė pushimit fillon brenda qytetit tė Vlorės dhe vazhdon drejt Skelės, plazhit tė Ri, Ujit tė Ftohtė, Jonufėr, Radhimė, Tragjas dhe Orikum, pa llogaritur kėtu Llogaranė, Dhėrmiun dhe Himarėn. Nė tė gjithė kėtė vijė bregdetare, janė marrė masa qė sivjet tė pushojnė dyfishi i turistėve qė pushuan gjatė vitit tė kaluar, duke shtuar numrin e shtretėrve, cilėsinė e ushqimit si dhe suke kontrolluar ēmimet e kėtyre shėrbimeve.
Tė shumta janė edhe restorantet qė pėrshkojnė bregun e mrekullueshėm, disa tė thjeshtė, disa me dizajn bashkėkohor, ku gatimet e detit janė specialiteti kryesor. Ēmimet variojnė dhe nė pėrgjithėsi nuk janė ėt lira. Ndaj ėshtė mirė gjithmonė tė pyesni mė parė pėr ēmimet atje ku mungojnė menutė. Ka dhe shumė restorante qė ofrojnė prodhime deti dhe ēmime shumė mė tė pranueshme, por nuk ka njė informacion tė saktė mbi to e mėnyra mė e mirė pėr t’i mėsuar ėshtė t’i referohesh banorėve tė zonės.

Fluksi i turistėve
Turistėt vijnė jo vetėm nga zona tė ndyshme tė Shqipėrisė, por edhe shqiptarė tė Kosovės e Maqedonisė. Nė ndihmė tė tyre janė vėnė edhe disa agjenci private me zyra nė Tiranė dhe nė Vlorė. Tė shumtė janė edhe turistėt e huaj tė nxitur nga fama e bregdetit shqiptarė si dhe nga sekretet e fundit pėr tė zbuluar nė Europė. Hotelet kanė njė arkitekturė funksionale, nuk janė me shumė kate, por ndėrtimi i tyre tė lejon tė shijosh pamjen fantastike tė detit, oborret e tyre janė te rrethuara me pemėt karakteristike tė zonave dhe disa prej tyre edhe pėr pishinat. Qė kur ushtarėt italianė hapėn tunelin e Ujit tė Ftohtė nė vitin 1941, e quajtėn kėtė zonė “Bel Vedere” dhe aty filloi frekuentimi, jo vetėm i ujrave qė buronin poshtė barkut tė malit dhe qė italianėt ndėrtuan aty tė parin ujėsjellės tė Vlorės, por edhe tė plazheve magjepsės qė shtrihen poshtė hotelit tė sotėm. Tashmė pėr turistėt ofrohen dhoma tė kategorive tė ndryshme dhe suitat nuk janė mė diēka e panjohur.

Mbrėmjet nė Vlorė, tė paharruara
Magjia e kėtij qyteti tė thith fuqishėm tė shkosh pranė tij pa hezitim. Turistėt kalojnė netė tė paharruara nė mjediset e hoteleve, ku dita dhe nata tė sjellin tė papritura tė kėndshme. Mbrėmjeve nė verandat dhe ballkonet buzė detit mund tė dialogosh me detin dhe yjet lart nė qiell, apo tė soditėsh sė largu Vlorėn, ose mund tė zgjedhėsh tė pėrfshihesh nė zhurmėn e njė qyteti, nėpėr diskot e baret e shumta ku nata mund tė sjellė takime tė reja romantike. Ushqimi nė Vlorė tė kthehet nė pasion, kjo pėr shkak tė produkteve tė freskėta dhe tė gatuara mirė qė nuk kushtojnė shumė. Njė pjatė me makarona me fruta deti, pėr shembull kushton sot 450 lekė, por edhe ēmimet e ushqimeve tė tjera janė tė leverdisshme. Pra tė kalosh pushimet nė Vlorė, do tė thotė t’i gėzohesh detit tė kthjelllėt, ajrit tė pasur me aroma pemėsh bregdetare, ushqimit tė freskėt dhe gjithēkaje qė mund t’i falė njė vendi natyra bujare.

Netė ekzaltuese nė diskot verore
Diskot dhe klubet e natės vijnė e shtohen ēdo vit nė qytetin e bukur bregdetar. Duket se shumė prej turistėve zgjedhin kėtė qytet vetėm pėr argėtimin dhe relaksin e pafund qė tė jep jeta e natės.por nėse dikur tė rinjtė prisnin natėn pėr tė kėrcyer, tashmė provokohen tradita dhe eksperienca tė reja, siē janė Party Beach qė bėjnė klube tė ndryshme buzė detit. Kėshtu, pa mbėrritur akoma nė Jonufėr dėgjohet muzika dance e cila tė fton tė jesh pjesė e shumė tė tjerėve qė argėtohen nė “Coco Bongo”, njė nga diskot mė tė bukura verore. Mund tė pėrmendim dhe shumė tė tjera si Kavaliero nė plazhin Kristal, san Tropez, Bliss, Pink Sunset, Itarus, Mojito, e shumė tė tjera, tė cilat gjenden gjithmonė tė mbushura.
Ndonėse ėshtė fillimi i sezonit turistik, pronarėt e pubeve dhe diskove verore kanė nisur konkurencė tė fortė mes tyre, duke shpejtuar tė vendosin reklamat nė vendet mė tė dukshme.
Janė pikėrisht emrat e kėngėtarėve qė ata tėrheqin mė shumė, ndaj pronarėt e lokaleve verore nuk hezitojnė tė shpenzojnė pėr tė sjellė emrat mė tė dėgjuar si dhe ata qė kanė hitet mė tė bukura.
Sipas administratorėve tė lokaleve tė natės, DJ apo performuesit qė kanė mbėrritur kėtė fillim sezoni janė kryesisht nga Rumania. Kjo pėr faktin se ata kanė nxjerrė hite shumė tė preferuara pėr tė rinjtė, por nuk kanė munguar edhe emrat shqiptarė apo tė huaj nga shtete tė tjera. Kėtė vit fluksi i tė rinjve apo familjarėve qė frekuentojnė diskot dhe pubet ėshtė mė i madh se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, duke shijuar kėshtu orė tė paharruara nėn shoqėrinė e tė ftuarve specialė, kėngėtarėve, DJ-ve tė huaj apo balerinave kubiste.

Sport, Turizėm, Ekologji
Njė nga atraksionet e fundit tė sporteve alternative qė mund tė gjeni nė Vlorė ėshtė krahas surfit, kanoes, etj, edhe fluturimi mbi qytet, i cili mundėson jo vetėm adrenalinė dhe njė eksperiencė spektakolare, por edhe njė panoramė tė rrallė dhe tė veēantė tė Vlorės. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė shijohet mrekullia natyrore e zonės nė tėrė dimensionet e saj.
Auron Rrokaj, pėrkthyes nė profesion, ka disa vite qė ushtron pasionin e fluturimit nė ajėr dhe prej njė viti ai ka themeluar Eagles Aero Klub duke u dhėnė mundėsinė edhe shumė tė tjerėve tė provojnė kėtė kėnaqėsi, jo vetėm duke ndjekur kurse mėsimi, por edhe pėr tė fluturuar dyshe. E si ndodh gjithmonė nė tė tilla aventura, janė tė huajt qė e frekuentojnė mė shumė ajrin e Vlorės. “Vijnė nga vende tė ndryshme vetėm pėr tė fluturuar, njė pasion qė e kanė shumė tė apasionuar pas sportve alternative” – thotė Auroni. Nė vend tė dytė janė shqiptarėt qė jetojnė jashtė e mė tė paktė tė tjerėt. “Fluturimi i lirė ėshtė spektakolar, na tregon Auroni, bėn tė mundur realizimin e njė ėndrre, nuk ka shpenzime tė mėdha , mėsohet lehtė. Pėr ta realizuar mjafton njė kodėr e njė erė e lehtė e ngjall emocione tė pashlyeshme. Pėr tė gjitha kėto arsye i tėrheq tė rinjtė e jo vetėm ata. Edhe pse kryhet nė mėnyrė individuale, ka kėnaqėsi mė tė madhe kur kryhet nė shoqėri. Adrenalina qė shkakton shkėputja nga toka, qetėsia e qiellit, lundrimi i botės nga lartėsia, pavarėsia nga liria nė qiell, shpirti i garės tė tėrheq nė praktikimin e kėtij sporti e hoby ēlodhės, argėtues, edukues, tė shėndetshėm.
Njė kontribut tė veēantė Auroni ka dhėnė pėr fotografimin e problemeve ambientale tė Vlorės, qė nga ndėrtimet pa leje buzė detit, nga kanalizimet e ujrave tė zeza qė ndotin ambientin, duke i kthyer ato nė njė debat qytetar dhe politik. “Nga ajri nuk mund tė fshihet dhe tė mbulohet asgjė”, thotė ai.
www.eagles-sky.com



Botuar nė revistėn Shqip (Nr.108) - www.shqip.al
 

bashkiavlore.org