Qyteti arrow Opinione

Opinione

Shkruani opinionin tuaj


xhezmi gerra    10 April 2009 22:56 | pisa itali
DOJA TE FALENDEROJA PUBLIKISHT KRYETARIN E BASHKISE ,KSHILLIN BASHKIAK DHE GJITHE QYTETIN TIM TE MBREKULLUESHEM ,PER NDERIN E MADH QE I KA BERE FAMILIES TIME DUKE I VENE NJERES PREJ RRUGEVE TE VLORES EMRIN E GJYSHIT TIM VELI GERRAJ.JAM SINQERISHT SHUME I EMOCIONUAR PER KETE RIVLERESIM TE FIGURES SE TIJ PREJ ATDHETARI .JAM SHUME KRENAR QE POPULLI IM NUK I HARON KURRE ATA BIJE QE LUFTUAN E PUNUAN ME SHPIRT PER TE.NUK ESHTE RETORIKE PO TE THEM SE, EDHE UNE NIPI I TIJ SOT DO TE JEPJA JETEN PER KETE KOMB RROFTE VLORA.RROFTE SHQIPERIA.LAVDI HERONJEVE TE KOSOVES.LARTE NDERI I CAMERISE. ME NDERIM DHE RESPEKT DJALI I THJESHT I KETIJ KOMBI TE MADH XHEZMI GERRA

Robert Murataj    08 April 2009 12:36 | Vlore
Pershendetje Bashkise Vlore,
Duke shfletuar faqen tuaj te internetit doja t'Ju falenderoja te gjithe stafin dhe drejtuesin e Bashkise per informacionin e bollshem dhe te gjithanshem per publikun e gjere.
Ju uroj gjithe te mirat
me respekt
Robert murataj

iliri    08 March 2009 14:11 | milano itali
Zoti Gjika. Nuk e di nqs jeni ne djeni per shkollen e mesme 1 Maji e cila tani mban emrin Qemal Ataturk.Jam shkoluar aty,enderrat dhe pasionet e mia kane lindur aty. Skandalizohem kur ata qe per 500 vjet kane vrare keto enderra dhe pasione,kane vrare kulturen time,guxojne te fusin akoma hundet ne institucionet publike SHTETERORE shqipetare.Disa te dorezuar me thone 'ata e kane ristrukturuar'.Mos valle shteti shqiptar jepet me qera,shitet?!Shpresoj ta beni publike kete ceshtje dhe ti ktheni emrin e meparshem shkolles!Bashke me flamurin shqiptar ne kete institucion shteteror ngrihet edhe ai turk dhe pedestali i Ataturkut zoteron pamjen e hyrjes se shkolles.Po neser do te ngrihet flamuri turk ne shesh te flamurit,do te ngrihet busti i Ataturkut perbri atij te Skenderbeut,do te kemi nje qeveri paralele turke?!Zelli im mund te duket qesharak per ata qe s e kane njohur ftohtesine dhe indiferencen e botes.Pa atdhe s ka liri,s ka paqe.Eshte historikisht e provuar me Cifutet,qe ishin elita shoqerore e c do kombi evropian dhe gati sa s i c farosren te gjithe.Nuk na mjaftonin serbet dhe greket,na dolen dhe turqit tani!C fare eshte ky nje tjeter lloj kolonializmi,kolonializem shoqeror,i mirefillte?!Thone se ne poitike asgje nuk eshte ceshtje nderi,por kjo nuk eshte me politike,eshte ceshtje gjaku,etnie,kulture. Shpresoj ti mbeshtesni idete e mia !Kjo eshte e njejta ceshtje me ate te emrit te universitetit Ismail Qemali.Ju uroj pune te mbare! Me kaq po ndalem
Me respekt e mirebesim
ILIRI MILANO ITALI

XHEZMI GERRA    05 March 2009 20:14 |
kam fatin e math qe kam lindur ne vlore.

Toni    25 February 2009 22:36 | Vlore
http://page
Z. Gjika Pershendetje!
Ju uroje pune te mbare !Deshiroj qe te akordohen fondet sa me shpejt per 2009,Ndryshimi te vazhdoj!
Duhen mar masat perkatse qe qyteti yne mos te humbas nga pluri i shkaktuar qofte nga alb-star qofte dhe nga firma e pastrimit shume kohe qe
punonjsit e kesaj firme duken shume pak ne oret e nates.Duhet tedalim ne cdo rajon ne kembe te shohim se per cfar ka nevoj qyteti. eshte per te ardhur keq po qytetet e tjera kane avancuar me shume! Shpresoj qe ky emai te lexohet dhe nga ju Z.Gjika!

Gertian    23 February 2009 22:31 | Bolzano
I Nderuar Z. Kryetar i Bashkise!

Lexova me lart letren e Keshillit Bashkiak drejtuar personaliteteve me te larta institucionale. Si nje lexues dhe ndjekes i rregullt i zhvillimeve ne vendin tim edhe pse jetoj jashte, morra guximin te them mendimin tim per sa me lart. Menyra e zgjidhjes se problemit duke ja adresuar ate institucioneve nuk eshte zgjidhje por nje cipe e re qe i hidhet problemit. Them nje cipe e re pasi problemi nuk eshte i insitucioneve as i Juaji ( si Keshill) dhe aq me pak nje problem social i ardhur prej Z. Rektor per tu percjelle ne leter. Problemi eshte vetem i nepunesit te Keshillit Bashkiak, i pedagogut te Universitetit, i cili i paguar me taksat e qytetareve nuk u pergjigjet detyrimeve ndaj tyre. Ne Keshillin Bashkiak zoterine nuk e zgjodhi populli, por nje parti politike per interesat e vet dhe paguhet me taksat e qytetareve. Ne Universitet nuk e çuan me force, por me vullnet te vet dhe paguhet nga taksat e qytetareve. Personi i vetem qe respekton ligjet dhe rregullat ketu del vetem Z. Rektor. Ai eshte pergjegjes per rolin e tij dhe mer masa. Nepunesi apo pedagogu kur ka mbivendojse oraresh duhet te zgjedhe njeren ose tjetren detyre, perndryshe as njera prej tyre nuk ka vemendjen qe qytetaret e Vlores presin. Me duhet te them edhe pse eshte e kuptueshme tashme qe te njejten gje me Z.Rektor duhet te bente dhe Keshilli, mbase jo me largim, por me detyrimin qe ka karshi Vlores ti jepte te drejten per te zgjedhur keshilltarit ose te njoftonte subjektin e tij politik per nje paraqitje me dinjitoze. Problemi eshte vetem i zotit nepunes.

Ju falenderoj per mirekuptimin.
Gertiani, nje qytetar vlonjat.

P.S Nuk as nje njohje me asnjeren pale apo te cituarit ne kete opinon.

vasil lama    11 January 2009 19:31 |
kur do te bejne ndertuesit ipoteken e pallateve te rinj?ka njerez qe kane 4 vjet qe jane futur ne banesat e reja dhe skane dokument qe jane te tyret.cna thoni zoti kryetar?

andet    24 November 2008 18:17 | vlore
http://pershendetje
vlora eshe dhe do te jete githon e bukur po ta drejtojn njerez te mencur e te ditur si SHPETIM GJIKA.SUKSESE SA ME LART

Arben Çera    30 July 2008 16:00 | USA
I Nderuar Z. Gjika

Ne lexuar neper gazeta se kerkohet ti nderrohet emri Universitetit ISMAIL
QEMALI.

Une dhe familja ime jemi shume te indinjuar per faktin se si mund te cohet
neper mendje dicka e tille.

Mendoj se ISMAIL QEMALI dhe SKENDERBEU jane 2 figurat me te rendesishme te
kombit dhe jam apsolutisht i bindur se mbajtja e emrit ISMAIL QEMALI eshte
nje nga nderet me te medha qe mund ti behet nje institucioni.

Une jetoj ne Amerike dhe disa prej presidenteve me te shquar njerzit u
kane vene emrin e tyre universiteteve.

Ndoshta i dini por une po i rrjeshtoj me poshte:

1. George Washington University www.gwu.edu

2. Thomas Jefferson University www.jefferson.edu

3. James Madison University www.jmu.edu

4. Abraham Lincoln University www.alu.edu

Ka the disa te tjere por ajo qe dua te theksoj eshte se keto universitete
emri si ka penguar te njihen ne per bote ashtu sic edhe emri i ISMAIL
QEMALIT nuk ka per ta penguar universitetin tone.

Universitetet njihen jo nga emri por nga kualiteti i Stafeve Akademike.

Une te falenderoj per perpjekjet tuaja per ti ruajtur emrin universitetit.

Rofte Vlora.

Me respekt


Arben Çera
Tachi-S Engineering
Design Engineer
Tel: (248) 478-5050 ext. 287
Direct: (248) 919-1130
Fax: (248) 478-9422
a.cera@tachi-s.com

ervin    19 July 2008 15:37 |
shume mire faqja urime!! vetem do kisha nje ankese te vogel do te ishte akoma me mire sikur te rifreskonit fotot e vlores here pas here.urime

Gertian    03 July 2008 17:42 | Itali, Bolzano
Me vjen keq qe sa here qe vizitoj sitin, nuk arrij te gjej asnjehere materialet e mbledhjeve te K.RR.T apo vendimet e fundit te Keshillit Bashkiak. Mendoj se Bashkia punon por puna duhet te jete transparente per publikun dhe per qytetaret. Ne kete sit mungojne te gjitha zyrat apo institucionet qe varen nga Bashkia me adresat, adresat email, nr. e telefonave dhe pergjegjsit e tyre. Ne kete sit mungon nje zyre apo adrese ankimimi prane Bashkise ne menyre te tille qe leximi i tyre te behet direkt edhe nga Kryetari i Bashkise dhe drejtuesi pergjegjes.
Une i uroj Bashkise dhe gjithe popullit vlonjat nje komunikim me te mire dhe nje pune te perbashket ne grup, pasi pa pjesmarrje nuk ka arritje

noa    02 July 2008 20:16 | itali
shume shpesh axhornohet ky siti me lajme nga vlora....................................................... ..........
komplimente

DR-PROZAC    11 May 2008 15:31 | itali
e di qe mesazhet e bukura per lavderime e pergezime i pelqejne te gjitheve. por eshte sikur te ngopesh me lugen boshm dhe si nje i verber te gezohesh me panoramen qe eshte perpara syve te tu. per 3 vjet kam ardhur ne vlore per pushime me shpresen se do te gjeja dicka te rregulluar. kur them dicka eshte ajo me themeltaria qe nje vizitor kerkon si kush. PASTERTIA. JU JENI TE QELBUR! DHE MOS TIU VIJE RENDE POR TJU HERBEJE PER AUTOKRITIKE. KETE VIT PARATE E MIA PO I GEZOJNE ITALIANET. TE SHPRESOJME SE VITIN TJETER PLEHRAT TE PAKTEN MESONI SE KU HIDHEN. PERSHENDETJE NGA ITALIA.

Bar_miAmi_vl    08 May 2008 19:56 | Vlore
Urime per keto aktivitete qe po organizoni. Hedhja e parashutisteve te huaj dhe te vendit ishte dicka shume ebukur dhe vecante.

Urime nga stafi i lokalit "miAmi classic"

Aharons    08 May 2008 05:56 | Izrael
Z Gjika
Edhe nje here jam shprehur per nevojen e nje aeroporti nderkombetar ne Vlore;Shume mire qe eshte planifikuar te behet nje i tille ne Sarande,po ne Vloren tone per kur eshte planifikuar;?Askush nuk e ngre zerin dhe e lene Vloren tone ne bisht te karroces kur dihen anet pozitive te ketij qyteti ne zhvillimin e turizmit.Gjithcka te mire per Vloren tone ,ju lutem,mos harroni
Me respekt Aharons

lulzim kapllani    05 April 2008 12:21 | 24maj vlore
turp qe bashkia qendron kaq indiferente per petroliferen.eshte momenti qe kryebashkiaku ta tregoje veten se te pakten eshte pak demokrat se vlonjat ai nuk po etregon veten se eshte aq me teper se ai injeh ligjet me mire se qytetari ithjesht.FALEMINDERIT

arbi    28 March 2008 22:26 |
unè jam nga vlora,quhem arbi e banoj prej 12 vjetèsh nè itali! isha nè vlorè kèto ditè dhe doja tè shkruaja diçka pèr pèrshtypjet e mia.dua nè radhè tè parè tè pèrgèzoj bashkinè e vlorès pèr punèn e mirè qè po mundohet tè bèjnè nè qytet edhe pse i kuptoj qè nuk èshtè e lehtè!ne e dimè qè jemi 1 vend i varfèr e me shumè probleme, edhe ne emigrantèt nuk pretendojmè tè gjejmè nè vlorè las vegasin e shqipèrisè!por nè qoftè se mè lejohet doja tè thosha se problemi mè i madh i vlorès,ose ajo qè mè bèri mua mè shumè pèrshtypje èshtè ai trafik i çmendur pa asnjè farè regulli!!!!! porsa del nga porti tè duket vetja sikur je nè bagdat ose nè kabul!unè nuk e di sa kjo varet nga bashkia apo nga ai shtet fals qè kemi....por nè qoftè se bashkia mund tè bèj diçka duhet ta bèj sa mè shpejt!unè nuk dua tè sjell miqtè e mi italianè nè vlorè e ata tè rezikojnè jetèn e tyre vetèm se duan tè kalojnè nè anèn tjetèr tè rugès,ashtu si rrezikojnè vlonjatèt pèr ditè!mendoj se do tè ishte bukur dhe diçka e veçantè nè qoftè se vlora do tè bèhej qyteti i parè nè shqipèri ku do tè kishte 1 trafik normal dhe tè rregullt!kjo do tè tèrhiqte shumè vèmendjen dhe turistèt qè do tè vinin do tè na pèrgèzonin qofshin ata shqipètarè apo tè huaj!!!tè gjithè e dimè se nè vlorè do tè gjejmè edhe pèr shumè kohè baltè apo pluhur, por duam qè njerzit qè vijnè nè vlorè kur tè largohen tè thonè se ....se ata janè tè varfèr por mikpritès,tè rregullt e tè pastèr,tè largohen me pèrshtypjen se kanè vizituar 1 qytet civil!!!!mendoj se vlora e vlonjatèt e meritojnè!!!ju faleminderit

Atdhe Hykaj    03 March 2008 20:35 | Prishtine
Pershendetje Qytetit te Vlores.
Vlora cdo here po behet edhe me e bukure. Ju lumte stafit te Bashkise se Vlores. Ju lumte edhe per kete webfaqen qe keni bere.
Pershendetje gjithe Vlores.
Atdhe Hykaj Prishtine

ada    22 February 2008 13:46 | Tirane
Z.Shpetim Gjika komplimenta per gjithcka keni bere per Vloren,keni treguar profesionalizem ne drejtim,Vlora eshte thesari i ketij vendi dhe me vjen mire qe jeni i vetmi qe e trajtoni te tille dhe e keni cuar deri aty ku ajo eshte.Dhe pse jetoj,punoj ne Tirane nese me ofrohet nje vend pune aty jam e gatshme te le Tiranen per Vloren.

Bona    18 February 2008 11:17 | Tirane
Vlora eshte nje mrekulli e natyres por te gjithe duhet ta kuptojne kete dhe ta vleresojne si nje fat te madh, kur them te gjithe dua ta filloj qe nga qytetaret e thjeshte qe hedhin mbeturina kudo me vend e pa vend,nga ndertuesit qe ndertojne objekte pa lidhje te pastudiuara dhe te panevojshme per infrastrukturen e vlores,nga perfaqesuesit e pushtetit lokal qe duhet te punojne me shume per te gjitha anomalite qe po shfaqen ne vlore, e deri te perfaqsuesit e pushtetit qendror qe duhet ti kthejne syte nga ky qytet i cili me pak pune dhe me shume ndergjegjesim dhe edukim (sidomos kete te fundit dua ta nenvizoj) mund te kthehet ne nje te ardhme jo te larget ne nje kryeqender te turizmit europian. Vlonjatet duan te jene krenar per origjinen e tyre , mos ua hiqni atyre kete te drejte.

AHARONS    01 December 2007 07:15 | IZRAEL
i NDERUAR Z GJIKA
URIMET E MIJA ATO QE JANE ARRITUR TE BEHEN NE VLOREN TONE.
PO E RITHEKSOJ SE NDERTIMI I NJE AEROPORTI NE VLORE SOT ESHTE DETYRE IMEDIATE ,QOFTE PER TURIZMIN DHE LIDHJET E VLORES DIREKT ME BOTEN E PERPARUAR PO DHE PER TE HAPUR MJAFT VENDE TE REJA PUNE KU DO TE PUNESOHESHIN DJEMTE DHE VAJZAT VLONJATE NE VEND QE T'I DREJTOHESHIN EMIGRACIONIT
ME RESPEKT
AHARONS

Vasil Gjika    23 November 2007 10:16 | New York
http://www.TheAlbanians.com
Jam shumë i kënaqur për punën që bëhet në Vlorë. Kam pothuajse 15 vjet pa vajtur në Vlorë edhe mezi po pres të kthehem në tokën time. Babi më informon për ndryshimet e bukura, edhe gjithë shokët edhe shoqet qe kam në Nju Jork nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malsisë flasin me fjalët më të bukura për qytetin tonë të vecantë. Mezi pres të vizitoj Vlorën edhe të takoj familjen në behar.
Shpëtim duhet të vizitosh Nju Jorkun edhe komunitetin këtu. Shumica e Shqiptarëve në Amerikë jan Kosovar edhe Malsor, edhe tani po mësojnë për Vlorën. Aurela Gaçe ka kontribuar shumë për këtë. Shumë turista edhe investime mund të sillen nga ky komunitet që eshtë i fuqishëm në Amerikë.
Shëndet.

vana    01 November 2007 00:00 |
cfare po behet per strehimin e njerezve qe kane ngelur pa shtepi? eshte nje problem qe me prek personalisht prej me shume se 10 vjetesh. dhe durimi ka te sosur. marr vesh qe shtepite po shiten nen dore kur te tjereve po u bie tavani ne koke, te pakten kjo eshte se cfare po ndodh ne ish shtepine time te ciles i ka dale pronari . na gjeni nje zgjidhje zoterinj , mbase pastaj do kem arsye te vleresoj punen tuaj. faleminderit

vana    01 November 2007 00:00 |
me falni po siti eshte vetem per lavderime apo edhe per verejte?
jo per gje po me duket se jo c'do gje shkon mire ne vlore.

Azis Abazi    01 November 2007 00:00 |
Sa i perket te ariturat e Bashkise se Vlores ka meritat e veta,por jane disa gjera te vogla qe duhen te zgjidhen me trensparence dhe perkushtim nga disa nenpunes te administrates se bashkise.Si p.sh.ne segmentin e urbanistikes,ujesjellsi dhe mbeturinat qe eshte mese e demozdoshme,se vizitoret e huaj hezitojne te vizitojne Vloren tone te bukur qe ka qene dhe duhet me qene si e tille se,perndryshe Vlora sy qytet i vjeter 2500vjet duhet ti behet kjo ndihme nga perfaqesuesit e saj e gjithe ashtu edhe nga vete qytetaret.Zizi.Kopenhage.


62
Mesazhe ne kete liber opinionesh.
1 2 3 »

Kontaktoni me ne

Webmaili i Bashkise

Emri
Fjalëkalimi



bashkiavlore.org