Qyteti
Printoni E-mail
 
KUZHINA

 

Kuzhina e zones se Vlores eshte nje kuzhine tipike e zonave malore por njekohesisht dhe bregdetare. Ne te perdoren prodhime te fresketa blegtorale te kopeve te dhirta dhe te te leshtave qe rriten neper malet buze detit, me barin e fresket dhe eren e detit.
Karakteristike shume e veçante e kuzhines vlonjate eshte gatimi i prodhimeve te detit.
Disa nga pjatat karakteristike te kuzhines se Vlores jane:

Byreku: para se gjithash vlonjatet vleresojne ate me lakra, i quajtur ndryshe dhe qumeshtor. Perberesit kryesor jane qumeshti i fresket, mielli, lakrat.

 

Mishi i pjekur ne hell: duke qene karakteristik i vendit, mund te gjendet ne çdo restorant. Afersia me detin dhe cilesia e kullotave i japin mishit ne kete zone nje shije te pakrahasueshme, sidomos qengji i Karaburunit.

 

Kosi: ne Vlore prodhohet nje kos tradicional qe ndryshon nga Yogurt-i i prodhuar ne Europe. Hahet vetem i fresket.

 

Harapashi: gatuhet me miell misri dhe te perbrendshmet e qengjit, djathe e gjalpe.

 

Rakia: eshte pije alkoolike tradicionale shqiptare por eshte e veçante ne zonen e Vlores. Me e njohura eshte rakia e bere nga rrushi. Gjithashtu ekzistojne dhe variantet me manaferre dhe me kumbull.

 

Karakteristike tjeter e kuzhines vlonjate jane pjatat me prodhimet e detit, peshk, midhje, karkalec deti, aragosta etj.


 
 
< I mėparshmi   Tjetri >

bashkiavlore.org