Printoni E-mail
MUZEUMET


Per ruajtjen e traditave, kultures dhe historise se Vlores, ne kete qytet jane ngritur disa muzeume.




Image
Kliko mbi Foto

      Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithçka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.



 

 
Image
Kliko mbi Foto

      Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik) ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë. U krijua në vitin 1962.
Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Ploçës, Olimpias e më tej, Kioninës. Në mjediset e tij ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës.

 


Image
Kliko mbi Foto

      Muzeu Etnografik është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të vecantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labëria" me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u cel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.


 
< I mėparshmi   Tjetri >

bashkiavlore.org