| KALATE | | | | | Kalaja e Gjon Boçarit. Ndodhet ne fshatin Tragjas dhe eshte e ndertuar ne shekullin XVI - XVII. Ka forme drejtkendeshe me gjeresi muresh 1,25 metra dhe lartesi deri ne 5,5 metra. | | | | | | Kalaja e Himares. Eshte ndertuar si fortifikim i fisit te kaoneve dhe permendet shpesh ne dokumentet bizantine. U riparua ne shekullin VI e.s. Justiniani ishte ai qe urdheroi rindertimin e keshtjelles per t'i bere balle sulmit te barbareve, goteve dhe huseve. | | | | | | Kalaja e Kropishtit. Ndodhet ne vendin e quajtur Llutroi, ndertuar ne periudhen romake. Ajo perbehet nga gure, 24 x 2 x 5 cm. Ky lloj fortifikimi ka forme katerkendeshi me siperfaqe 250 me 180 metra. Ne pjesen me te madhe gjeresia e murit eshte 1,2 metra. | | | | | | Kalaja e Porto Palermos ose Kalaja e Ali Pashe Tepelenes. Ndodhet ne afersi te Himares. Muret jane te trashe 1,6 metra. Kjo kala u projektua nga nje inxhinier francez ne formen e nje pesekendeshi. | | | | | | Kalaja e Kukumit. Gjendet ne fshatin Qeparo, ne afersi te Gjirit te Palermos. Eshte ndertuar ne shekullin II p.e.s. | | | | | | Kalaja e Vlores. Eshte ndertuar ne 1531 nga sultan Sulejmani per te mbrojtur Gjirin e Vlores nga sulmet e venedikasve. Nje vizatim te sakte te kesaj kalalje e ka bere Dr.Auerbahu ne 1847, e cila ruhet ne arkivat e bibliotekes se Insbruhut. | | | | | | Kalaja e Kanines. U ndertua mbi nje qender te vjeter banimi ne shekullin III p.e.s. Kjo fortese ka nje siperfaqe prej 3625 ha. U rindertua nga Justiniani ne shekullin V e.s. ne shenimet e Anna Komnenes flitet gjate per luftrat e babait te saj, perandorit Aleks, kunder ushtrive normane. | | | | | | Kalaja e Mavroves. Ndodhet ne Luginen e Shushices, eshte ndertuar ne shekullin IV p.e.s. muret e saj jane te punuara me blloqe guresh gelqeror. | | |
|