|
Fundjava nė Vlorė, Bashkia propozon larmi aktivitetesh
|
|
|
28 Korrik 2012Ditėn e shtunė nė mbrėmje, sheshi nė Skelė u mbipopullua nga shumė qytetarė tė Vlorės, por edhe turistė tė shumtė, tė cilėt nė kėtė natė ndoqėn aktorėt e Portokallisė. Nėn moton Verė e portokalle, aktorėt performuan pėrpara publikut tė gjerė dashamirės vlonjat. Aktiviteti i mundėsuar nga Bashkia Vlorė ėshtė pritur me mjaft interes.
|
Gjatė disa orėve shikuesit shijuan humorin e hollė tė shumė prej figurave tashmė tė njohura dhe identifikuara nga secili prej tyre. Nasi dhe Thėllėza, Ramadani me problemet e tij nė plazh dhe ēmimet e larta pėr familjarėt, beqari dhe polici sollėn tė qeshura mes shikuesve tė shumtė qė ndodheshin nė shesh.
Takimi me personazhet mė tė spikatur tė spektaklit mė popullor te humorit shqiptar ka pėrcjellė atmosferė tė veēantė nė sheshin e Skelės dhe orė argėtimi tek pushuesit dhe qytetarėt vlonjatė, tė pranishėm nė shesh. Spektakli ėshtė pjesė e axhendės sė pasur tė aktiviteteve qė propozon Bashkia Vlorė kėtė verė pėr qytetarėt dhe pushuesit e shumtė qė kanė preferuar qytetin bregdetar kėtė sezon.
Atmosfera e ndezur vijoi deri nė orėt e vona me gjithė aktivitetet e tjera tė kėsaj fundjave nė qytet.
"Nata e Kampionėve", demostrim force dhe kurajo
Po mbrėmjen e sė shtunės, njė tjetėr aktivitet ka tėrhequr vėmendjen e mjaft tė rinjve dhe dashamirėsve tė sportit. Nata e Kampionėve ka prezantuar nė ringun e vendosur nė sheshin para Pallatit tė Sportit, protagonistė nga klubet e Kick Boxing tė Shqipėrisė dhe pėrfaqėsues tė kėsaj disipline nga klube greke. Aktiviteti ėshtė organizuar nga Fight Club Vlora nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Bashkisė Vlorė.
Sfidantė nga klubet e Tiranės, Shkodrės, Vlorės, Beratit, Gjirokastrės e Orikumit kanė dhuruar pėr tė pranishmit emocione dhe spektakėl. Nė kuadėr tė kėtij aktiviteti sportiv u zhvilluan 7 ndeshje. Derbi final ka vėnė pėrballė pėrfaqėsuesit e ekipeve tė Shkodrės dhe Fight Club Vlora, Leka dhe Gega, ndeshje e fituar nga ky i fundit. Performancat e sjella nga pėrfaqėsuesit e Kick Boxing kanė mbėrthyer nė shesh mjaft tė rinj, tė cilėt janė shprehur tė kėnaqur nga zhvillimi i aktiviteteve tė tilla.
|
|