Kam detyrimin institucional dhe moral pėr tė nderuar kėto figura qė e meritojnė, sepse i japin vlerė gjithė Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, shtoi mes tė tjerash Presidenti i Republikės, sipas tė cilit, e gjithė simbolika e Jubileut tė madh tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, vjen dhe fokusohet nė Vlorė.

Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika theksoi se, Qytetarėt e Vlorės dhe Vlora gjithmonė kanė ditur tė ndjekin fillin kuqezi tė historisė, madje mė shumė se kaq, kanė ditur tė qėndisin me fillin kuqezi historinė. Unė ndjehem sot i nderuar dhe i privilegjuar, zoti President, qė nė emėr tė historisė dhe tė qytetarėve tė Vlorės, marr sot nga ana Juaj kėtė dekoratė tė lartė qė ėshtė simbol i atdhedashurisė, simbol i patriotizmit, simbol i heroizmit tė qytetarisė vlonjate nė shekuj. Zoti President, nė kuadėr tė vitit jubilar tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė, ky ėshtė gjesti mė i lartė dhe fisnik qė Ju i keni bėrė qytetarėve tė Vlorės, Ju falenderoj.
Nė kuadrin e 100 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, dekoroi gjithashtu me titullin mė tė lartė Urdhėrin e Flamurit Kombėtar, Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit tė shqiptar dhe burrin e shtetit qė kurorėzoi pėrpjekjet shumėshekullore tė shqiptarėve me aktin e shpalljes sė pavarėsisė kombėtare, si dhe grupin e firmėtarėve tė aktit tė pavarėsisė, me titullin e lartė Nderi i Kombit.
Duke shprehur nderimin dhe vlerėsimin pėr kėto figura, Presidenti Bamir Topi, nėnvizoi mes tė tjerash se, nė mandatin e tij 5 vjeēar, Urdhri i Flamurit, qė ėshtė Urdhri mė i lartė, i jepet pėr herė tė parė njė personaliteti tė tillė emblematik nė historinė e Shqipėrisė, themeluesit tė Shtetit tė Ri Shqiptar, Ismail Qemalit. Po ashtu, ai theksoi se nė procedurat e dekorimit tė personaliteteve, u pėrfshi edhe qyteti i Vlorės, qė u dekorua me Urdhrin Nderi i Kombit, qė i jepet kėtij qyteti dhe kėtij populli me vlera tradicionale tė papėrsėritshme, qyteti simbolik i Pavarėsisė. Kam detyrimin institucional dhe moral pėr tė nderuar kėto figura qė e meritojnė, sepse i japin vlerė gjithė Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, shtoi mes tė tjerash Presidenti i Republikės, sipas tė cilit, e gjithė simbolika e Jubileut tė madh tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, vjen dhe fokusohet nė Vlorė.