|
Para kulturės, bien tė gjithė kufijtė
|
|
|
15 Maj 2012Mes tė ftuarve tė veēantė nė ditėn e ēeljes sė sezonit turistik ėshtė edhe kryetari i komunės sė Klinės nė Kosovė, zoti Sokol Bashota, i cili ėshtė i ftuar nga kryetari i Bashkisė, zoti Shpėtim Gjika.
Zoti Bashota, cila ėshtė pėrshtypja juaj pėr Vlorėn nė prag tė kėtij sezoni turistik?
Falenderoj kryetarin e Bashkisė Vlorė, z.Shpėtim Gjika pėr ftesėn qė na ka bėrė ne kryetarėve tė komunave tė Kosovės, pėr tė marrė pjesė nė kėtė eveniment mjaft tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr Vlorėn, por edhe pėr gjithė ata shqiptarė qė dėshirojnė tė gjejnė relaks gjatė sezonit tė verės.
|
Unė mendoj se bregdeti shqiptar dhe kryesisht bregdeti i Vlorės, ofron tė gjithė ato mundėsi qė tė tjerėt pretendojnė t'i gjejnė nė vende tė tjera tė Evropės. Ne duhet ta mbajmė njėri tjetrin, pėr arsye se kėtu jemi mes vėllezėrve tanė dhe gjithsesi, duke u nisur nga mikėpritja dhe deri tek pėrshėndetja, duke pėrfshirė kėtu edhe ushqimin edhe traditat, edhe kulturėn e pėrbashkėt, unė mendoj se ky eveniment ėshtė njė thirrje apo njė apel. Tė gjithė ata qytetarė qė kanė mundėsi qė nė familjet e tyre tė bėjnė pushime diku, tė vijnė nė Vlorė pėr arsye se ky eveniment u pėrcoll edhe nga media tė ndryshme, tė cilat pėrcillen me mjaft endje nga Kosova, dhe ky besoj se do tė jetė mesazhi mė i mirė pėr tė gjithė. Unė di se Vlora nė pėrgjithėsi dhe bregdeti i saj nė pėrgjithėsi ėshtė i frekuentuar mjaft mirė nga qytetarėt e Kosovės, por kurrė nuk ėshtė mjaft. Ne kemi mundėsi ende pėr tė dhėnė pėr mė shumė. v
Vijmė tani tek vlerėsimi juaj pėr Festivalin Aulona Folk
Unė dėshiroj qė ky festival nesėr tė pėrfaqėsohet nga shtete tė tjera tė Ballkanit dhe Evropės, pėr arsyes se para kulturės bijen gjithė kufijtė. Mendoj se kjo ėshtė njė ide shumė e mirė, shumė e qėlluar dhe besoj nė jetėgjatėsinė e kėtij festivali, pėr arsye se ėshtė Vlora, sikurse para 100 vjetėve janė bashkuar shqiptarėt nė tė dhe rreth kėtij flamuri. Tani Shqipėria dhe shqiptarėt kanė njė dimesion internacional dhe besoj se jemi vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė thirrur tė tjerėt, pėr tė treguar traditėn, kulturėn, trashėgiminė tonė kulturore.
|
|