Kjo ėshtė njė nga traditat mė tė bukura qė kemi krijuar, nė synimin tonė pėr ti dhėnė qytetit dimensionet reale tė profilit turistik. Sot, kėtu ndodhen sė bashku plot miq, tė rinj dhe tė vjetėr. Janė nga Vlora, nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nga Kosova dhe nga mjaft vende tė tjera, nga Evropa dhe mė gjerė.
Ky bregdet, i vjetėr dhe i ri njėkohėsisht, pėrcjell sot shpresėn, besimin, vizionin pėr atė qė kemi arritur dhe gjithēka qė synojmė tė bėjmė realitet nė tė ardhmen.
Vera ėshtė koha mė e pėrshtatshme pėr tė pushuar, pėr tu argėtuar, ndėrsa Vlora ėshtė vendi mė i mirė pėr tė bėrė miq dhe pėr tė dashuruar. Me kėtė slogan vjen sivjet ftesa nga Bashkia e Vlorės, duke i dhėnė edhe mė tepėr ngjyra stinės sė nxehtė tė 2012-s. Por nuk ėshtė thjesht njė shprehje. Ne, vlonjatėt, kemi njė tipar qė na dallon nga tė tjerėt; dėshirėn dhe aftėsinė pėr tė bėrė miq. Kėtė veēori tė karakterit dhe tė natyrės tonė, e kemi manifestuar tradicionalisht dhe e ruajmė si njė vlerė tė vyer qė na ndihmon pėr tė ndėrtuar ura komunikimi, aq tė nevojshme nė njė realitet lokal, rajonal dhe mė gjerė.
Ky mjedis kėtu, nė njė nga peizazhet mė tė bukura bregdetare tė qytetit tonė, ėshtė dėshmia mė e mirė e kėsaj aspirate, e kėsaj zgjedhjeje qė ne e kėrkojmė vazhdimisht nga vetvetja. Janė kėtu qindra festivalistė nga Shqipėria dhe vende tė ndryshme tė Evropės, protagonistė tė njė aktiviteti madhėshtor nė rrafshin e kulturės dhe trshėgimisė kulturore shpirtėrore, i shndėrruar tashmė nė njė traditė tė mrekullueshme qė pikėnis nė ditėn e ēeljes zyrtare tė sezonit turistik.
Janė kėtu dhjetra fluturues nga vende tė ndryshme tė botės, qė i kanė dhėnė qiellit tonė larminė e ngjyrave tė verės qė po hyn. Unė i kam cilėsuar dhe i vlerėsoj ata si ambasadorėt mė tė mirė tė Vlorės nė vendet prej nga vijnė. Kėta miq, qė sot i kemi kėtu mes nesh, i falenderoj thellėsisht pėr atė qė bėjnė. Sepse ata pėrcjellin nė botė imazhin e qytetit tonė, imazhin e natyrės sonė tė mrekullueshme, tė kulturės dhe traditave folklorike, tė mikpritjes sė pakrahasueshme tė vlonjatėve.
Duke u shprehur mirėnjohjen time dhe tė bashkėqytetarėve tanė, unė i siguroj ata se Vlora e bukur qė ata kanė gjetur sot do tė jetė edhe mė e bukur dhe atraktive nesėr dhe nė tė ardhmen.
Kėtė dinamikė zhvillimi nė e kemi dėshmuar nė pak vjet, kur kemi arritur ta shndėrrojmė qytetin dhe bregdetin tonė, nė kryeqendrėn e turizmit shqiptar.
Ky realitet, nuk pasqyrohet thjesht dhe vetėm nė atė strukturė turistike qė funksionon nė Vlorė, si njė mundėsi pėr tė pritur dhe pėrcjellė pushues;
-
nuk reflektohet vetėm nė atė performancė arkitekturore dhe urbanistike tė ndryshuar brenda njė periudhe kohore relativisht tė shkurtėr;
-
nuk shfaqet thjesht dhe vetėm nė infrastrukturėn rrugore me dimensione tė tjera.
Ky realitet qėndron nė rradhė tė parė tek energjitė, tek vizioni, tek aspiratat e bashkėqytetarėve tanė qė kanė arritur tė transformojnė mentalitete, tė ndėrtojnė nė mendjet e tyre kapacitete qė vlerėsojnė tė tashmen dhe ridimensionojnė tė ardhmen.
Tė dashur miq!
Tashmė, Vlora nuk ėshtė mė qyteti i turizmit infantil, qė deri pak vite mė parė ofronte standarde tė limituara pushimi. Vlora ėshtė shndėrruar nė njė standard reference pėr tė gjithė turizmin shqiptar. Ne, nuk krenohemi me atė qė kemi arritur, duke u krahasuar me atė qė kemi qenė. Pėrkundrazi. Ne vlerėsojmė ku jemi, pėr tė pėrcaktuar se ku duhet tė shkojmė. Tashmė, turizmi nė Vlorė nuk ėshtė mė vetėm rėra dhe deti, nuk janė mė ato hotelet modeste tė pak viteve mė parė, por shumė mė tepėr se kaq: janė njerėzit qė i drejtohen kėtij qyteti, ata qė e mbushin dhe qė pėrbėjnė esencėn e vet. Emocionet verore nė Vlorė do tju bėjnė qė gjatė ditėve tė nxehta tė provoni ndjesi po tė tilla: tė nxehta, joshėse.
Bashkė me miqtė tuaj apo me miqtė e rinj qė do tė krijoni, do tė keni njė stinė tė mrekullueshme, ditė plot kėnaqėsi, pėr ta ndjerė atmosferėn e dashurisė, jo thjesht nė aspektin fizik, jo thjesht me njėri-tjetrin, por me gjithēka qė ofron ky qytet: Ejani nė Vlorė, ėshtė koha tė rizgjoni ndjenjat tuaja!