me mbėshtetjen mediatike dhe realizimin skenik tė TV Amantia.
Ishte kjo mbrėmje njė evidentim i spikatur i pėrkushtimit tė disa qytetarėve vlonjate, tė cilėt me punėn e tyre tė pėrditshme, me talentin, shpirtin e vetėmohimit, tė bashkėjetesės dhe konkurrues i kanė dhėnė qytetit njė shtysė drejt pėrparimit. Pėrzgjedhja e protagonistėve u bė nėpėrmjet aplikimit on-line nė faqen zyrtare nė internet tė Bashkisė dhe tė TV Amantia dhe kjo procedurė ėshtė bėrė tashmė traditė e pėrhershme pėr ēdo fundviti.
Protagonistėt e parė tė pėrzgjedhur dhe te prezantuar ne mbremjen e ketij viti ishin Miss Vlora 2010, njėherėsh Miss Shqipėria 2010 Arnita Beqiraj, futbollisti i Flamurtarit Daniel Xhafa, dhe trajneri i Klubit tė Futbollit Flamurtari Gugash Magani.
Protagonistėt e vitit 2010 ishin pėrzgjedhur dhe pėrfaqėsonin fusha tė ndryshme tė jetės e veprimtarisė shoqėrore si nga sporti, arti, kultura e spektakli, forcat e armatosura, mjekėsia e shėndetsia, por dhe nga jeta akademike e qytetit, si dhe nga shoqėria civile.
Spektakli me ngjyra tė veēanta pėr nga larmia e numrave tė zgjedhur artistikė, ėshtė pasuruar mė sė shumti dhe nga insertet filmike qė pėrmbledhtas prezantonin aktivitetin e protagonistit tė vitit, realizuar me kujdes nga stafi i TV Amantia.
Sokol Qėndro si drejtues i njė shoqate me kontribut tė spikatur gjatė kėtij vitit nė qytetin e Vlorės nė ndihmė tė familjeve dhe vaēanėrisht tė fėmijėve mė nė nevojė, ėshtė vlerėsuar nga tė pranishmit qė ndoqėn nga afėr spektaklin Protagonsti 2010, sikurse nga votat e shumta on-line tė marra pėr kėtė kontribut, ndersa Auron Rrokaj, i mirėnjohur pėr organizimin e fluturimeve tė lira pėrmes Eagles Aero Club, eshte vleresuar per punen e tij te vecante nė organizimin e eventeve ndėrkombėtare nė kėtė sport nė qytetin e Vlorės, duke realizuar nė kėtė mėnyrė njė marketing shumė tė mirė pėr qytetin e Vlorės, traditat e tij natyrore, njerėzore, kulturore e historike.
Protagonist u pėrzgjodh dhe Kapiteni i Rangut I Artur Meēollari pėr kontributin e tij tė spikatur nė vlerėsimin ligjor dhe ushtarak tė hapėsirės detare shqiptare dhe tė kufirit detar me Greqinė, si dhe Reparti i Pediatrisė nė Spitalin Rajonal tė Vlorės drejtuar nga mjeku
Fatmir Brahimi, pėr punėn e palodhur dhe ndihmėn dhėnė pėr gjithė popullatėn dhe veēanėrisht fėmijėve nė pėrballimin e situatės sė rėndė gripale qė kaloi qyteti gjatė vitit 2010.
Pjesa mė kulmore e spektaklit arriti gjatė prezantimit tė protagonistėve qė vinin nga bota akademike e qytetit tė Vlorės:
Prof.As.Dr Arta Musaraj, Rektore e Universitetit Pavarėsia, pėr vlerėsimin qė iu bė punės sė saj si drejtuese e kėtij institucioni tė lartė arsimor, pėr rezultatet e arritura si njė alternativė e vyer e arsimit tė lartė shqiptar, por dhe pėr iniciativat e saj personale dhe institucionale nė realizimin e shumė projekteve nė dobi tė qytetit tė Vlorės, por edhe nė nivel ndėrkombėtar.
Prof.Dr.Bardhosh Gaēe, si pėrfaqėsues i Universitetit Ismail Qemali tė Vlorės, mori statusin e protagonistit tė vitit 2010, falė kontributit tė tij pedagogjik, por edhe studimeve shkencore tė realizuara prej tij gjatė kėtij viti dhe nė vitet e mėparshme. Kėngėt popullore tė qytetit tė Vlorės dhe ato klasike i dhanė ngjyra tė forta dhe emocione tė veēanta spektaklit tė Protagonistit 2010.
Nė kėtė mbrėmje iu dha titulli Mirėnjohje e Qytetit tė Vlorės (pas vdekjes) biznesmenit tė qytetit tė Vlorės Agim Ferraj, i ndarė nga jeta pak kohė mė parė. Pėr bashkėpunimin e shkėlqyer me Bashkinė e qytetit tė Vlorės nė fushėn e teknologjisė bashkėkohore tė informacionit dhe tė imazhit. Pėr kontribut tė veēantė nė ndėrkombėtarizimin e imazhit tė biznesit vlonjat ka qenė motivacioni qė shoqėroi medaljen qė Kryetari i Bashkisė Vlorė, z.Shpėtim Gjika i ka dorėzuar bashkėshortes sė biznesmenit Ferraj, znj.Aurela ferraj.
Shumė e veēantė dhe me mjaft emocione ka qenė dalja njėri pas tjetrit e personaliteteve tė shquara tė qytetit tė Vlorės tė cilėt ishin vlerėsuar mė parė nga Kėshilli i Bashkisė Vlorė me titullin e lartė Qytetar Nderi i Vlorės. Ka qenė kryebashkiaku Gjika qė ka dhėnė medaljet dhe ēertifikatat shoqėruese pėr Theodhori Drizėn, Ilir Ngresin (ia dorėzoi vėllait tė tij Sokol Ngresi), Hatiqet Bendon (ia dorėzoi tė birit), dhe Artistes sė Popullit Drita Pelinku. Personalitet mė sipėr u vlerėsuan me motivacionet:

Theodhori Driza (Todi) - Personalitet-simbol i sportit nė qytetin e Vlorės, pėrfaqėsues i denjė i sportit tė volejbollit nė arenėn kombėtare e ndėrkombėtare. Pėr pėrkushtimin, talentin dhe dashurinė qė ka treguar dhe tregon pėr pėrgatitjen e brezatve tė rinj tė sportistėve-volejbollistė nė qytetin e Vlorės. Pėr drejtim me profesionalizėm dhe metodika shkecore bashkėkohore tė Klubit Shumėsportėsh Flamurtari pėr njė dekadė qė sollėn rezultate tė larta tė Klubit nė aktivitetet kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Ilir Ngresi (pas vdekjes) - Simbol i qėndresės dhe vetmohimit nė kryerjen me profesionalizėm tė detyrės pėr mbrojtjen e rendit dhe tė qetėsisė publike nė qytetin e Vlorės nė luftė pėr zbulimin dhe eleminimin e bandave kriminale.
Hatiqet Bendo - Pėr kontributin e madh nė skenėn e teatrit Petro Marko tė qytetit tė Vlorės e mė gjerė, e dalluar nė realizimin e figurave artistike, duke spikatuar nė evidentimin e vlerave dhe karakterit tė gruas shqiptare. Pėr pėrkushtimin, talentin dhe dashurinė qė tregoi pėr Vlorėn dhe popullin shqiptar nė karierėn e gjatė artistike dhe jetėn shoqėrore.