Pėrfituese pėr kėtė, mė tepėr se moshat e treta, janė universitarėt, pėr nga afėrsia qė ka ajo me ambjentet ku ata zhvillojnė mėsim. Punimet pėr lulishtet, qė kanė nisur prej ditėsh, synohen tė pėrfundojnė me fillimin e vitit tė ri akademik. Nga ana e stafit tė Bashkisė Vlorė bėhet me dije se rehabilitimi i kėsaj lulishteje ėshtė nė kuadrin e planifikimit qė ka bėrė Bashkia e Vlorės pėr zgjerimin e hapsirave tė gjelbėrta nė qytet. Kjo nuk ėshtė e vetmja. Nė tė gjitha projektet qė kemi ndėrhyrė, por nė mėnyrė tė veēantė, nė rehabilitimin e blloqeve tė banimit, i kemi dhėnė prioritet nė mėnyrė tė veēantė hapsirave tė gjelbėrta dhe nė mėnyrė shumė konseguente dhe pjesės rekreative pėr moshat e treta dhe kėtu jemi aktualisht, pasi siē e dimė nė fillim tė muajit tetor fillon sezoni shkollor dhe kemi menduar qė universitetit tė Vlorės, ti dhurojmė njė ambjent tė kėndshėm, tė gjelbėruar qė i shkon pėr shtat kėtij institucioni, tė cilin unė e kam theksuar qė ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmit
Sipėrfaqja e gjelbėruar nuk ėshtė e vetmja, e cila pritet ti shtohet qytetit bregdetar tė Vlorės. Nga ana e Bashkisė Vlorė bėhet me dije se shumė shpejt do tė nisi puna rehabilituese pėr pjesėn e gjelbėrt hyrėse nė qytet. Bėhet fjalė pėr rrugėn pranė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme Halim Xhelo. Tashmė e rikonstruktuar, ajo do tė plotėsohet edhe me palma, ndėrkohė qė sistemimi do tė vazhdojė edhe pėrgjatė rrugės Vlorė Skelė.
Nuk ėshtė investimi i vetėm, ėshtė nė projektin e Bashkisė Vlorė pėr tė rehabilituar, jo vetėm pėrgjatė kėsaj lulishteje, si sipėrfaqe - pjesė e planit tė Bashkisė Vlorė, por edhe sipėrfaqe tė tjera, tė cilat i japin qytetit formėn dhe atė ēka dėshirojnė qytetarėt. Ėshtė planifikuar tė ndėrhyhet qysh nė hyrje tė qytetit. Shumė shpejt, brenda datės 10-15 tetor, do tė rimbillen palmat nė rrugėn hyrėse tė qytetit, tek shkolla Halim Xhelo, pėr ta rikthyer nė identitet kėtė rrugė dhe njėkohėsisht ka njė projekt tė gatshėm pėr rehabilitimin e sistemit tė gjelbėrimit brenda bulevardit Vlorė Skelė. Ndėrkohė pa lėnė pas dore edhe mirėmbajtjen e pjesėve tė tjera, tė cilat janė pjesė e organikės dhe pjesė e planifikimit tė Bashkisė. Referuar pjesėve tė gjelbėruara nė qytet, pritet tė vihet nė shfrytėzim lulishtja para pallatit tė Sportit, njė projekt ky i realizuar nga Bashkia Vlorė, qė synon ti shtojė njė sipėrfaqe tė konsiderueshme hapsirave tė blerta tė qytetit, nė shėrbim tė qytetarėve vlonjatė, apo edhe pushuesve qė preferojnė ēdo vit Vlorėn.