Pavarėsia pėr studimin, rilevimin dhe promovimin e njė plani rikuperimi tė qendrės historike tė Vlorės. Referuar akteve tė vlerės historike-monumentale tė qendrės themeluese tė qytetit, e karakterizuar mė sė shumti nga ndėrtesa tė stilit italian tė viteve 20-40, objektivi i iniciativės ėshtė ai i ruajtjes dhe vlerėsimit tė njė pasurie tė tillė arkitektonike si pėr mbajtjen gjallė tė funksionit tė dėshmisė historike dhe identifikuese tė vetė qytetit, edhe pėr tė nxjerrė nė pah potencialin ekonomik lidhur me promovimin turistik tė territorit vlonjat. Firmosja e akt-marrėveshjes ėshtė bėrė sot nė zyrėn e Kryetarit tė Bashkisė z. Shpėtim Gjika, ndėrsa kanė qenė tė pranishėm Konsulli i Pėrgjithshėm i Italisė nė Vlorė, z. Sergio Strozzi dhe rektorja e Universitetit privat Pavarėsia, Prof. Arta Musaraj.  Numri njė i bashkisė Vlorė ka falenderuar konsullin Strozzi, si dhe rektoren e universitetit Pavarėsia Musaraj. Ndėr tė tjera nė fjalėn e tij Kryetari i Bashkisė z.Shpėtim Gjika tha: Nė kuadrin e aktiviteteve dhe partneritetit me kėto dy institucione, nga mė tė rėndėsishmit nė qytetin e Vlorės, jemi sot kėtu pėr tė prezantuar njė hap tė ri tė njė bashkėpunimi konkret, fryt i njė iniciative tė pėrbashkėt tė Konsullatės tė Pėrgjithshme tė Italisė, tė Universitetit privat Pavarėsia, konkretisht tė Departamentit tė Urbanistikės dhe sigurisht tė Bashkisė Vlorė, e cila ėshtė angazhuar me anė tė Departamentit tė saj tė Urbanistikes. Pas njė pune intensive tė grupeve tė punės kemi arritur nė njė konkluzion tė pėrbashkėt, qė do tė materializohet me njė plan tė pėrbashkėt dhe me njė marrėveshje, qė do tė firmoset nga ana jonė, ēka konsiston nė identifikimin dhe rivitalizimin e objekteve historike tė qendrės kulturore tė qytetit tė Vlorės, si dhe nė mėnyrė tė veēantė tė objekteve tė identifikuara rreth viteve 20, qė janė objekte kulturore te qytetit tonė. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr qytetin, nė mėnyrė tė veēantė tė unifikimit tė tij, pėr tė vendosur piketat e njė trashėgimie kulturore, qė qyteti i Vlorės tė jetė jo vetėm atraktiv nė vlerat natyrore, por nė mėnyrė tė veēantė dhe tė atyre vlerave qė janė tė evidentuar dhe trashėguar qysh vite mė parė. Ne kemi detyrėn ti ruajmė dhe ti sjellim ato nė vlerat qė realisht i kėrkon komuniteti dhe kultura jonė qytetare. Deri tani nga stafet teknike ėshtė bėrė njė punė mjaft e kėnaqshme dhe besoj se me pėrpjekjet e pėrbashkėta tė Konsullatės, Universitetit dhe Bashkisė sė Vlorės do tė mundohemi tė gjejmė fondet e domosdoshme pėr tė materializuar kėtė projekt qė u shėrben vlerave tė qytetit tonė Rektorja e Universitetit Pavarėsia, Prof.Arta Musaraj e ka vlerėsuar kėtė si njė bashkėpunim shumė tė frytshėm, por edhe njė marrėveshje shumė e rėndėsishme, e konkretizuar nė njė kartolinė me tė cilėn Vlora mund tė pėrfaqėsohet. Ajo ka falenderuar Kryetarin e Bashkisė Vlorė, z. Shpėtim Gjika, pėr partneritetin dhe gadishmėrinė, ndėrsa bėri me dije se do tė jetė e prekshme ndėrtimi i njė harte arkitekturore e qytetit tė Vlorės Konsulli i Pėrgjithshėm Italisė nė Vlorė, z.Sergio Strozzi tha se iniciativa lindi nė vijim tė laboratorit tė rilevimit tė ndėrtesave historike tė Vlorės, organizuar nė kuadėr tė stinės sė eventeve Dy popuj, njė det njė miqėsi, me universitetin Pavarėsia Vlorė dhe Bashkinė Vlorė. Kjo inisiativė ėshtė njė tregues i rėndėsishėm edhe pėr zhvillimet ekonomike e turistike tė Vlorės, pasi njė qytet i rėndėsishėm si Vlora, qė kėrkon tė hyjė nė Evropė, nuk mund tė fshijė gjurmėt e tij historike AKT MARRĖVESHJE Bashkia Vlorė, pėrfaqėsuar nga Kryetari i Bashkisė Z. Shpėtim Gjika dhe Universiteti Pavarėsia Vlorė, pėrfaqėsuar nga Rektori Prof. Arta Musaraj, me mbėshtetjen e Konsullatės sė Pėrgjithshme tė Italisė nė Vlorė pasi, MORĖN AKT tė vlerės historiko-monumentale tė qendrės themeluese tė qytetit tė Vlorės dhe nė mėnyrė tė veēantė tė ndėrtesave me stil italian tė ndėrtuara nė vitet 20-40, tė rėndėsisė sė ruajtjes dhe vlerėsimit tė tyre, me qėllim mbajtjen gjallė tė funksionit tė dėshmisė historike dhe identifikuese tė vetė qytetit, duke njohur gjithashtu rėndėsinė dhe vlerat e njė pasurie tė tillė arkitekturore pėr zhvillimin turistik tė qytetit tė Vlorės, ANGAZHOHEN sipas kompetencave pėrkatėse, mjeteve dhe qėllimeve institucionale, tė drejtojnė, tė promovojnė dhe tė ngrenė njė Plan Rikuperimi tė kėsaj qendre themelore dhe tė bashkėpunojnė me efiēencė, nėpėrmjet krijimit tė njė Observatori tė Pėrhershėm, nė kėrkim tė tė gjithė atyre mjeteve, bashkėpunimeve dhe burimeve tė mundshme pėr tė nisur, zhvilluar dhe pėrmbushur kėtė projekt. Observatori i Pėrhershėm do tė ketė kėshtu funksione konsultative, propozuese, ekzekutive dhe tuteluese kundrejt kėtij akti dhe do tė jetė menjėherė operativ pėr njė kohėzgjatje minimale prej tre vjetėsh. Observatori i Pėrhershėm do tė pėrbėhet nga Drejtori i Departamentit tė Urbanistikės sė Bashkisė Vlorė; Drejtori i Departamentit tė Arkitekturės sė Universitetit Pavarėsia Vlorė; nė takime do tė mund tė marrė pjesė edhe njė pėrfaqėsues i Konsullatės sė Pėrgjithshme tė Italisė nė Vlorė, si enti mbėshtetės.
Vlorė, 15 korrik 2010
Pėr Bashkia Vlorė Shpėtim Gjika KRYETAR
Pėr Universitetin Pavarėsia Vlorė Prof. Arta Musaraj REKTORE
|