Nė kėtė ditė janė sė bashku brezat e edukatoreve, tė grave qė kanė lėnė gjurmė me kontributin e tyre nė jetėn e komunitetit, nė shoqėri, vajza qė spikasin me vlerat qė ato krijojnė nė funksion tė emancipimit e tė progresit.
Nė mėnyrė simbolike, kjo ditė bėn bashkė tė gjitha gratė vlonjate, qė nė vite i kanė dhėnė emrin e nderuar qytetit tonė, si protagoniste tė procesit tė zhvillimit.
Pėr tė gjithė shoqėrinė tonė, veēanėrisht pėr gratė dhe vajzat kudo ndodhen, nė shkolla e institucione tė arsimit, edukimit e drejtimit, nė sektorė tė ekonomisė e politikės, ne jetėn e pėrditshme, 8 marsi pėrbėn njė moment referimi e vlerėsimi nė rrugėn tonė drejt tė ardhmes.
Festa e 8 Marsit, pasqyron nė vetvete rrugėn e vėshtirė tė konsolodimit tė rolit tė gruas nė shoqėri, ndėrkohė qė, reflekton pėrpjekjet e brezave pėr emancipim e progres.
Protagonizmi i kėsaj feste nė historinė e vendit tonė, lidhet gjithashtu me sistemin e vlerave qė janė krijuar nė fushėn e edukimit, nė pėrpjekjet pėr ndėrtimin e njė shoqėrie moderne, ku roli i gruas ėshtė i pazėvendėsueshėm.
Nė kujtesėn tonė janė skalitur dhjetra emra grash, edukatore tė brezave, tė cilat pėrbėjnė shembuj tė sakrificės dhe tė heroizmit, qė nė jetėn e pėrditshme kanė kultivuar krahas tė tjerash edhe vlerat mė tė mira tė patriotizmit e tė atdhedashurisė.
Nė ditė tė tilla ėshtė e natyrshme tė bėjmė edhe njė lloj bilanci tė punės dhe tė pėrpjekjeve tona, pėr tė vlerėsuar momentet ku jemi, pėr tė perceptuar anėt pozitive por edhe pėr tė reflektuar ndaj mangėsive. Nė kėtė kėndvėshtrim duhet tė shohim dhe tė vlerėsojmė hapėsirat qė janė krijuar pėr protagonizmin e grave dhe tė vajzave nė sektorėt e ndryshėm tė jetės dhe tė zhvillimit.
Kjo, na bėn tė ndihemi mė tė sigurtė nė hapat qė hedhim pėrditė dhe mė tė qartė nė vizionin qė kultivojmė pėr rolin qė duhet tė ketė gruaja nė shoqėri.
Festa e 8 marsit, ėshtė njė ditė e shėnuar nė kalendarin e vlerave tona. Ajo ėshtė simbol i nderimit pėr armatėn e grave, si pjesė dinamike e kėtij komuniteti dhe e gjithė shoqėrisė. Sa herė qė kujtojmė 8 marsin, ne i drejtohemi mesazhit qė ai pėrcjell.
Misioni i madh i familjes tonė ėshtė tė edukoje brezat me ndjenjat kombėtare e tė atdhedashurisė, me tiparet mė tė mira tė sakrificės dhe vetmohimit, me kulturėn qytetare nė mentalitet e praktikė, ti pėrgatisė pėr jetėn dhe tė ardhmen.
Ky mision, vazhdon te jete i tille edhe sot, po aq i vėrtetė. po aq i patjetėrsueshėm. Familja ėshtė vendi, ku shoqėria gatuan tė ardhmen e vet. Ajo ėshtė mjedisi ku ravijėzohet profili i perspektivės. Familja ėshtė embrioni qė pėrgatit individin me staturėn e dekadave qė vijnė. Por, nė kėtė dinamike, ajo ėshtė rrjedhojė dhe pjesė e natyrshme e rolit qė ka gruaja nė tė.
Ne nje arsyetim te tille, Dita Nderkombetare e Grave, pėr ne ka nje simbolikė tė njejtė: edukimin dhe nderimin pėr sakrificat.
Nė kėto momente feste, unė ju uroj juve, tė nderuara nėna dhe motra, tė nderuara gra dhe vajza: gėzuar festėn.