17 Shkurtin, 2 vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit mė tė ri europian, Kosovės.
Dy vjet mė pare ėndrra e miliona shqiptarėve nė Shqipėri e Kosovė e kudo ku ata jetojnė e punojnė u bė realitet.
Shpallja e Kosovės si shtet i lirė, dhe njohja ndėrkombėtare e tij prej shumicės sė shteteve europiane dhe shteteve mė tė rėndėsishme tė botės, ku padyshim SHBA zėnė vendin kryesor, jetėsoi pėrpjekjet titanike dhe aspiratat shekullore tė popullit tė Kosovės pėr liri, pavarėsi, demokraci, prosperitet e dinjitet njerėzor.
Nga qyteti i Vlorės, nė kėtė simbol tė historisė sonė tė pėrbashkėt ne u themi vėllezėrve tanė nė Prishtinė, nė Gjakovė, nė Mitrovicė, nė tė gjithė Kosovėn: Ta gėzoni pavarėsinė, ta gėzojmė atė tė gjithė siē jemi, tė bashkuar rreth ėndrrės sonė pėr tė qenė tė lirė.
Idealet e lirisė na kanė bashkuar si njė komb i vetėm, edhe pse i ndarė nga historia, idealet e demokracisė dhe tė Europės na bashkojnė sot, gjithnjė e mė shumė, si vėllezėr tė njė gjaku, qė aspirojmė drejt sė njėjtės rrugė, atė tė integrimit euro-atlantik.
Kosova me personalitetet e saj tė spikatur ka qenė pjesė e qenėsishme e historisė sonė kombėtare, dhe vazhdon tė jetė e tillė edhe sot.
Nė faqet e kėsaj historie qėndrojnė perpjekjet dhe ideali i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, Ēerēiz Topullit e Idriz Seferit, qėndrojnė gjaku i derdhur e sakrificat e luftėtarėve tė lirisė, shpirti i rilindasve, i protagonistėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i Adem Jasharit; qėndron kontributi ynė i pėrbashkėt, i tė gjithė shqiptarėve, nga Vlora nė Drenicė, nga Shkodra nė Pejė, nė Dibėr e Tetovė. Nė kėtė flamur, sot, ėshtė mendja e mbarė kombit.
Jo rastėsisht heroi legjendar i Kosovės, Adem Jashari, dhe familja e tij janė Qytetarė Nderi tė Vlorės, tė shpallur si tė tillė nga Kėshilli Bashkiak qysh nė 31 Mars 2003, jo rastėsisht komandanti i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, simboli i pavarėsisė dhe Kryeministri i saj, Hashim Thaēi, ėshtė shpallur Qytetar Nderi i Vlorės nga Kėshilli i Bashkisė Vlorė nė 2 Korrik 2008.
17 shkurti, kjo ditė e jashtėzakonshme, na mbushi shpirtin, na ringjalli shpresėn dhe optimizmin, na nxiti besimin pėr ta parė tė ardhmen ndryshe.
Ky mesazh simbolik, si njė mirėnjohje e qytetit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė pėr Pavarėsinė e Kosovės, ėshtė po aq i prekshėm sot.
Nė kėtė ditė tė shenjtė, ne shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės, pėrkulemi me nderim ndaj kujtimit tė tė gjithė luftėtarėve qė derdhėn gjakun nė Kosovė, ne vlerėsojmė kontributin e tė gjithė protagonistėve tė skenės politike kosovare, qė ditėn tė orientohen nė vorbullėn e zhvillimeve ndėrkombėtare.
Nė kėtė moment historik, ne kujtojmė pėrpjekjet e brezave, pėr ta parė tė lirė kombin tonė.
Tashmė e kemi kapėrcyer tė shkuarėn dhe shohim drejt perspektivės, drejt tė ardhmes demokratike europiane. Ajo ėshtė plot dritė.
Shqipėria dhe Kosova, dy gjymtyrėt e njė kombi, tashmė po hedhin sė bashku hapat drejt integrimit nė familjen evropiane.
Ky ėshtė njė fakt, qė smund ta kthejė mbrapa mė, askush. Vėrtetėsitė dhe realitetet historike nuk mund tė shtrembėrohen e tė tjetėrsohen mė.
Me mendje dhe zemėr tek vėllezėrit tanė kosovarė, u urojmė: Gėzuar Ditėn e Pavarėsisė