Vlora 2500 vjeēare

Vlora merr “ēertifikaten e lindjes”

Lexo...

 

 

Emblema

e bashkise Vlore bazohet ne tre elemente

Lexo...

 

 

Historia

historia e Lavdishme e Vlores
Lexo...

Qyteti
Konferencė shkencore “Kosova shtet i pavarur, historia, ekonomia, politika” Printoni E-mail
17 Shkurt 2010
Image here:
Nė pėrvjetorin e dytė tė shpalljes sė Pavaresisė sė Kosovės, Kėshilli i Qarkut Vlorė dhe Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali”, organizuan njė konferencė shkencore me temė “Kosova shtet i pavarur,

historia, ekonomia, politika”, me praninė e intelektualėve, historianėve, deputetėve, personaliteteve tė fushave tė ndryshme dhe qytetarėve tė shumtė. Kryetari i Bashkisė sė Vlorės z.Shpėtim Gjika ka marrė pjesė dhe ka pėrshėndetur konferencėn shkencore, mbajtur nė njė nga sallat e Pallatit tė Kulturės “Labėria”. Nė pėrshėndetjen e tij Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, z.Shpėtim Gjika, nėnvizoi mes tė tjerash se idealet e lirisė dhe tė pavarėsisė na bashkojnė si njė komb i vetėm, si vėllezėr tė njė gjaku. Mes tė tjerash, ai veēoi gjithashtu faktin se figura tė tilla si Adem Jashari dhe Hashim Thaēi, janė qytetarė nderi tė Vlorės, gjė qė pėrbėn njė simbolikė krejt tė veēantė. “Nga qyteti i Vlorės, nė kėtė simbol tė historisė sonė tė pėrbashkėt ne u themi vėllezėrve tanė nė Prishtinė, nė Gjakovė, nė Mitrovicė, nė tė gjithė Kosovėn: Ta gėzoni pavarėsinė, ta gėzojmė atė tė gjithė siē jemi, tė bashkuar rreth ėndrrės sonė pėr tė qenė tė lirė.
Image here:
Idealet e lirisė na kanė bashkuar si njė komb i vetėm, edhe pse i ndarė nga historia, idealet e demokracisė dhe tė Europės na bashkojnė sot, gjithnjė e mė shumė, si vėllezėr tė njė gjaku, qė aspirojmė drejt sė njėjtės rrugė, atė tė integrimit euro-atlantik”.
Drejtori i Institutit tė Studimeve Politike “Ismail Qemali”, z.Bujar Leskaj, e vuri theksin tek fakti se kjo ėshtė konferenca e dytė qė organizohet nė kuadrin e pavarėsisė sė Kosovės. Ai tha se 28 nėntori dhe 17 shkurti janė dy ditėt mė tė shėnuara nė historinė e shqiptarėve, qė lidhen me njėra-tjetrėn me lumenj gjaku, tė ideuara respektivisht nga ideologu dhe patrioti Ismail Qemali dhe “Gandi” i Kosovės, Ibrahim Rugova. Kryetari i Kėshillit tė Qarkut, z.Agron Sharra e cilėsoi Kosovėn, njė pjesė tė rėndėsishme tė viseve shqiptare, e cila e ka merituar lirinė dhe pavarėsinė. Ai bėri njė kronologji historike tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr tė ardhur nė kėto dy data tė shėnuara nė historinė e pėrbashkėt.
Prof.Uran Butka, mbajti referatin kryesor me temė, “Kosova nė dy vjetorin e pavarėsisė”. Ai nėnvizoi se deri tani Kosovėn dhe pavarėsinė e saj e kanė njohur 65 shtete tė ndryshme tė botės, mes tė cilave 22 vende anėtare tė Bashkimit Evropian. Gjatė konferencės ėshtė evidentuar fakti se tashmė Kosova ėshtė anėtarėsuar nė dy organizma tė rėndėsishme, siē janė Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore ndėrkohė qė aspiron tė integrohet nė NATO dhe BE.
Gatė veprimtarisė ėshtė lexuar njė telegram pėrshendetjeje qė Presidenti i Kosovės, prof.dr.Fatmir Sejdiu i dėrgonte kėsaj konference, ku mes tė tjerash nėnvizohej se e veēanta e kėtij sesioni, ėshtė se ai zhvillohet nė njė ditė tė bekuar dhe pikėrisht nė Vlorėn e Ismail Qemalit. “Nė kėtė ditė, ne kujtojmė tė gjithė tė rėnėt qė u bėnė dritė e lirisė sonė. Vlerėsojmė vizionin e liderit historik tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, pėr liri dhe pavarėsi dhe luftėn dhe sakrificėn e heroit Adem Jashari. Republika e Kosovės, nė 17 shkurt bėn dy vjet nga shpallja e pavarėsisė dhe nė kėtė kohė tė shkurtėr dėshmoi se mund tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr proceset e paqes dhe tė zhvillimeve, jo vetėm nė kuadėr tė politikave tė brendshme por edhe nė ato rajonale dhe nė organizata dhe institucione ndėrkombėtare.
Vizioni i Kosovės, ashtu si edhe i gjithė shqiptarėve, sot ėshtė paqja, zhvillimi dhe perspektiva evropiane duke patur si prioritet bashkėpunimin nė rrafsh sa nacional, njėherėsh edhe me tė gjithė popujt dhe vendet qė ēmojnė vlerat e lirisė dhe tė demokracisė.
Ne kemi pasur histori tė pėrbashkė dhe ne kemi tė tashme dhe tė ardhme tė pėrbashkėt. Ne kemi njė rrugė qė tė ecim bashkė, duke u ndihmuar pėr t’u bėrė plotėsisht pjesė e Evropės sė Bashkuar”



 
< I mėparshmi   Tjetri >

 

 

DVD 2004

Guida turistike e Vlores 2004. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

 

 

DVD 2005

Guida turistike e Vlores 2005. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho ...

 

 

DVD 2006

Guida turistike e Vlores 2006. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

Ēmimi Ndėrkombėtar “Perla e Rivierės Shqiptare”

Prokurimi elektronik

Buxheti 2010

FTESE PER NE VLORE

Test

Moti ne Vlore


Kontaktoni me ne

Webmaili i Bashkise

Emri
Fjalėkalimi



bashkiavlore.org