Vlora 2500 vjeēare

Vlora merr “ēertifikaten e lindjes”

Lexo...

 

 

Emblema

e bashkise Vlore bazohet ne tre elemente

Lexo...

 

 

Historia

historia e Lavdishme e Vlores
Lexo...

Home
Fjala e Kryetarit tė Bashkisė Vlorė, z.Shpėtim Gjika me rastin e 97 Vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare Print E-mail
28 Nentor 2009
Image here:
Tė dashur bashkatdhetarė dhe bashkėqytetarė!
Tė nderuar miq e tė ftuar!
Nė kėtė ceremoni solemne kujtojmė ditėn dhe aktin mė tė shenjtė tė historisė sė popullit shqiptar, 28 Nėntorin e vitit 1912,

Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare, e simbolizuar me ngritjen e Flamurit tonė kombėtar, flamur, tė cilin 5 shekuj mė parė, e valėviti nė Krujė Heroi ynė Kombėtar, Gergj Kastrioti Skėnderbeu. Ky akt solemn ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me emrin dhe figurėn e ndritur tė patriotit tė shquar, plakut tė urtė dhe politikanit mendjendritur, Ismail Qemali. Nė kėtė ditė tė veēantė, gjithė vėmendja kombėtare ėshtė pėrqėndruar kėtu, nė kėtė shesh qė bashkon tė gjithė shqiptarėt, nė kėtė shesh me emrin e Flamurit.
Ėndrrat shumėshekullore tė shqiptarėve pėr tė jetuar nė liri, nė njė shtet demokratik europian nė zemėr tė Europės, pėrpjekjet e figurave tė ndritura qė kanė shkruar historinė tonė, kulmuan me aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė nė 28 Nėntorin e 1912-ės, nga mendjendrituri Ismail Qemali, nė Vlorė, njė nga djepet ku u pėrkund dhe u rrit atdhedashuria e shqiptarėve
Tė kujtosh njė figurė tė tillė historike me veprimtari tė madhe politike, ėshtė njė detyrė madhore e tė gjithė kombit shqiptar, jo vetėm e vlonjatėve dhe e Vlorės ku u shpall Pavarėsia dhe u ngrit Flamuri Kombėtar, atdhetarėt e sė cilės e quajtėn atė dhe Vlorėn ku ai prehet prej 90 vjetėsh "Meka dhe Jeruzalemi i ēėshtjes kombėtare". Nė palėt e flamurit, para tė cilit ne pėrulemi me nderim tė thellė, ndjejmė gjakun e derdhur nė shekuj, shohim pėrpjekjet e luftėrave pėr liri, betejat nė ēdo krahinė shqiptare nga veriu nė jug, nga lindja nė perėndim, kudo ku shqiptarėt flasin njė gjuhė, dhe ku i falen tė njėjtit flamur, flamurit me shqipen dykrenare, shohim nėnshkrimet e 40 burrave firmėtarė, njerėzve mė tė ndritur tė kėtij kombi, tė cilėt, krah Ismail Qemalit, ndanė njėherė e pėrgjithmonė vendin tonė nga thundra e pushtuesit shumėshekullor me aktin sublim tė Shpalljes sė Pavarėsisė.
Vlora, qyteti i ėndrrave tona europine, ėshtė nė zemrėn dhe mendjen e mbarė shqiptarėve, prandaj dhe detyrimi ynė ndaj saj ėshtė i shumėfishtė.
E kemi bėrė dhe po punojmė ēdo ditė pėr ta bėrė atė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt ku rrisim ėndrrat dhe dėshirat e fėmijėve tanė.
Vlora tashmė po transformohet, po ecėn me dinjitet drejt tė ardhmes, dhe kėtė mė sė miri e dėshmon pėrfshirja e saj nė guidat europiane dhe ndėrkombėtare pėr zhvillimet drejt standardeve bashkėkohore.
Mesazhi i Shpalljes sė Pavarėsisė na bashkoi sot, si ēdo pėrvjetor, nė kėtė piedestal tė ėndrrave dhe vlerave tona tė pėrbashkėta, nė kėtė simbol tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, kudo ku ata jetojnė e punojnė.
Rroftė dita e Flamurit!
Rroftė Vlora!
Rroftė Shqipėria!



 
< Prev   Next >

 

 

DVD 2004

Guida turistike e Vlores 2004. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

 

 

DVD 2005

Guida turistike e Vlores 2005. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho ...

 

 

DVD 2006

Guida turistike e Vlores 2006. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

Ēmimi Ndėrkombėtar “Perla e Rivierės Shqiptare”

Prokurimi elektronik

Buxheti 2010

INVITATION TO VLORA

Test

Weather


bashkiavlore.org