pėr mbėshtetjen e reformės nė fushėn e planifikimit tė territorit pėrmes pėrdorimit tė zgjidhjeve tė fjalės sė fundit tė teknologjisė sė informacionit.
Nėnshkrimi i marrėveshjes shihet si njė hap pėrpara nė modernizimin dhe rritjen e transparencės nė proēesin e planifikimit tė territorit dhe dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit nė Vlorė
Marrėveshja ėshtė nėnshkruar nga kryetari i bashkisė sė Vlorės z. Shpėtim Gjika dhe Drejtori i Programit Prag tė Korporatės sė Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė II, z. Richard Wolfe. Tė pranishėm nė ceremoni ishin edhe pėrfaqėsues nga USAID, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e biznesi vendas.
Gjatė ceremonisė Kryetari i Bashkisė sė Vlorės z. Shpėtim Gjika tha se Bashkia e Vlorės nuk ėshtė rastėsisht pjesė e zbatimit tė kėtij projekti. Kjo pėrzgjedhje ėshtė rezultat i vlerėsimit tė punės sė gjithė administratės sė Bashkisė, veēanėrisht strukturave qė merren nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me menaxhimin e territorit urban, por edhe i disa dokumenteve bazė mbi tė cilėt hartohet dhe zbatohet pėrditė zhvillimi urban i qytetit si Plani i Pėrgjithshėm Rregullues dhe Studimi i Zonės Qendėr tė Vlorės. Pėrfaqėsuesi i USAID, z Jeffrey Zahka, vuri nė dukje se dhėnia e lejeve tė ndėrtimit ėshtė njė nga proēeset mė pak transparente nė Shqipėri, por edhe njė proēes qė rrezikohet mė sė shumti nga korrupsioni edhe nė vende tė tjera tė botės. Me nėnshkrimin sot tė kėsaj marrėveshje, Bashkia e Vlorės ka dėshmuar vullnetin pėr tė luftuar korrupsionin nė fushėn e planifikimit tė ndėrtimeve dhe dhėnies sė lejeve pėr to.
Rregjistri ėshtė njė sistem me qasje nė internet, i cili lidh shumė baza tė dhėnash qė pėrmbajnė informacion pėr planifikimin e territorit dhe proēedurat pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Ai pėrfshin dhe njė funksion qė mundėson ndjekjen pėrmes internetit tė ecurisė sė aplikimit pėr lejet e ndėrtimit. Vlora ėshtė njė prej pesė bashkive, ku pėrfshihen edhe Shkodra, Fieri, Pogradeci dhe Tirana, qė po nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi me Programin Prag MĒ nė Shqipėri. Ato do tė pėrfitojnė nga asistenca teknike e USAID-it pėr tė integruar elektronikisht informacionin lidhur me planifikimin bashkiak nė atė qė do tė jetė Rregjistri Kombėtar i Planifikimit tė Territorit. Siē pėrcaktohet nė Ligjin pėr Planifikimin e Territorit, tė miratuar kėtė vit, qėllimi i tij ėshtė rritja e transparencės dhe reduktimi i korrupsionit nė proēedurat dhe vendimmarrjen pėr planifikimin e territorit dhe dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Bashkėpunimi dypalėsh pėrfshin trajnimin e punonjėsve tė bashkisė, sigurimin e pajisjeve, zyrave dhe burime tė tjera tė nevojshme pėr mirėmbajtjen dhe pėrditėsimin e bazave tė tė dhėnave. Faza e dytė e Programit Prag MĒ Shqipėri ėshtė njė marrėveshje dyvjeēare me vlerė 15.7 milion dollarė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfidės sė Mijėvjeēarit (MCC) dhe e administruar nga USAID, e cila ka pėr qėllim tė forcojė shtetin ligjor, tė reduktojė korrupsionin dhe tė rrisė mbikėqyrjen nga publiku pėrmes zgjidhjeve tė teknologjisė sė informacionit dhe ndihmės teknike, duke pėrmirėsuar kėshtu klimėn pėr biznes nė Shqipėri