Sot pėrkujtojmė njė nga datat mė tė shėnuara nė historinė e lavdishme tė popullit shqiptar, 65 vjetorin e ēlirimit tė Vlorės sonė nga pushtuesit nazifashistė dhe bashkėpunėtorėt e tyre, Vlorės, e cila me kontributin e saj zė njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė histori.
15 Tetori i vitit 1944 ishte konkretizimi i pėrpjekjeve dhe sakrificave tė popullit tė Vlorės, tė bijve dhe bijave tė saj qė u rreshtuan nė brigadat dhe njėsitė e tjera partizane, njė pjesė prej tė cilėve derdhėn edhe gjakun pėr idealin e ndritur tė lirisė.
Kjo ditė ėshtė simbol i vlerave mė tė mira tė atdhedashurisė, patriotizmit, pėrkushtimit dhe sakrificės. Ajo ėshtė njėkohėsisht produkt i njė prej periudhave mė tė spikatura nė historinė e Shqipėrisė, Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, fitorja e sė cilės e rradhiti vendin tonė nė koalicionin e madh antifashist. Askush nuk mund ti mohojė vlerat e kėsaj epopeje.
Historia e Vlorės nė veēanti ėshtė njė fragment i mozaikut shumėshekullor tė popullit shqiptar, i cili nuk i reshti pėr asnjė ēast pėrpjekjet dhe luftėn pėr liri, atė mesazh dhe amanet tė patretur tė patriotėve tanė tė shquar e rilindasve mendjendritur.
Historia i caktoi Vlorės njė rol tė veēantė qė, si gjithė shqiptarėt, e kreu me sukses kėtė detyrė. Pėrmes emrit tė Vlorės kanė kaluar ngjarje madhore tė shekullit tė kaluar.
Popullsia e kėsaj krahine ka ruajtur privilegjin e trishtuar tė tė jetuarit nė terrene tė rėndėsishme dhe delikate gjeografikisht, objekte tė zilisė dhe grykėsive shekullore.
Vlora u bė simbol i atdhetarizmit gjithshqiptar mė 1912, simbol i heroizmit popullor me 1920, shkėndia e shpirtit demokrat tė popullit shqiptar mė 1924, promotore e Lėvizjes dhe Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare 1939-1944; kėto dhe shumė ngjarje tė tjera e kanė vlerėsuar qytetin tonė Qytet - hero.
Nė frontin e Luftės Nacional-ēlirimtare u rreshtuan forcat mė progresiste tė kohės, qė zgjodhėn rrugėn e luftės sė pakompromis me pushtuesit nazifashistė, si alternativėn e vetme pėr tė ardhmen e sigurtė tė Shqipėrisė.
Radhėt e ēetave partizane ishin mbushur me njerėz tė psherėtimės dhe vuajtjes njerėzore tė vendit qė vuante nėn robėrinė e pushtuesit tė huaj. Ky produkt i gatuar me revoltėn dhe krenarinė kombėtare u bė pjesa mė e rėndėsishme e qėndresės heroike kundėr pushtuesve, duke u bėrė simboli i saj.
Nderimi ndaj tė rėnėve nė luftė dhe ju tė nderuar veteranė, bashkėluftėtarė tė tyre, merr pėrmasa shenjtėrimi, sepse ata nuk nguruan tė sakrifikojnė jetėn, gjėnė mė tė shtrenjtė pėr idealin e lirisė sė vendit.
Nderimi ndaj veprės sė tyre ka qenė dhe do tė mbetet detyrim moral pėr tė gjithė brezat. Ishin kėta njerėz qė sot flasin me veprat dhe bėmat e tyre, tė cilėt e rreshtuan Shqipėrinė nė kampin e fitimtarėve tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Besimi i popullit nė kauzėn e lirisė e bėri tė pashmangshėm ēlirimin e vendit, ky besim i dha njė shtytje tė mėtejshme luftės sė armatosur, qė ishte e vetmja rrugė pėr liri. Formacionet e armatosura, pjesė e brigadės sė XII-tė, patėn misionin ushtarak dhe historik pėr ēlirimin e qytetit tė Vlorės. Nė kėto beteja tė parabarta tė kėtyre viteve tė qėndresės tė intelektualėve, rinisė shkollore, punėtorėve, fshatarėve, popullsia e krahinės mbajti njė peshė mjaft tė madhe, duke organizuar qėndresa nė disa pika si nė: Skelė, Bestrovė qė nė 7 prill 1939.
Heronjtė e parė tė Vlorės, tė cilėt ranė trimėrisht, Hamit Vashko, Teli Ndini, 4 Heronjtė e Topanasė, e mjaft bij dhe bija tė krahinės, janė dėshmia mė e qartė e revoltės dhe urrejtjes qė ngjalli nė popull pushtimi. Nė kėtė luftė qarku i Vlorės mbajti mbi supet e tij njė peshė tė madhe, duke i dhėnė luftės 710 dėshmorė, ndėr tė cilėt 18 heronj tė popullit, 524 tė masakruar nė kampet e pėrqėndrimit e qindra tė vrarė nga pushtuesit.
Lufta e armatosur pėr ēlirimin e Vlorės nuk ishte e shkėputur, por njė luftė e organizuar dhe e bashkėrenduar e forcave antifashiste N.Ēl.
Zjarri i goditjeve partizane kundėr tė gjithė garnizoneve gjermane, pėrqėndrohej gjithnjė e mė shumė duke marrė njėri pas tjetrit fortifikimet e tyre. Tėrheqja me shpejtėsi e pushtuesve pati si qėllim shmangien nga pėrballja me formacionet partizane. Gjatė netėve tė sulmit pėrfundimtar mbi nazistėt, e pėrqėndruar nė Vlorė, vet populli i qytetit tė Vlorės dha njė ndihmesė me vlerė nė ēlirimin e shpejtė dhe pėrfundimtar tė qytetit.
15 Tetori shėnon ditėn e ēlirimit tė qytetit tė Vlorės, ditėn e kurorėzimit tė pėrpjekjeve historike tė popullit tė saj, shėnon njė nga hallkat mė tė rėndėsishme nė zinxhirin e artė tė histories shqiptare.
Prandaj ndjehemi krenarė qė jemi vlonjatė,
Prandaj ndjehemi krenarė qė jemi pasardhėsit tuaj tė nderuar nėna e baballarė,
Prandaj jemi krenarė ti pėrcjellim kėto vlera tek brezat e rinj.
Prandaj ndjehemi krenarė kur themi:
Gėzuar ditėn e Ēlirimit tė Vlorės!