Vlora 2500 vjeēare

Vlora merr “ēertifikaten e lindjes”

Lexo...

 

 

Emblema

e bashkise Vlore bazohet ne tre elemente

Lexo...

 

 

Historia

historia e Lavdishme e Vlores
Lexo...

Qyteti
Bashkia Vlorė nderon pėrvjetorin e 65-tė tė Ēlirimit tė qytetit Printoni E-mail
15 Tetor 2009
Image here:
65 vjetori i Ēlirimit tė Vlorės ėshtė pėrkujtuar nėpėrmjet njė axhende tė ngjeshur aktivitetesh, organizuar nga Bashkia e Vlorės. Pėrgjatė dy ditėve, nė datat 14 dhe 15 tetor, ka patur larmi aktivitetesh gjithpėrfshirėse kulturore,

artistike e sportive, tė cilat kanė kulmuar nė datėn 15 tetor, ditė kjo qė pėrkujton ēlirimin e qytetit.
Nė ditėn e parė aktivitetet janė pėrqėndruar nė ambjentet e bibliotekės publike “Shevqet Musaraj”, stendave tė veēanta tė Muzeut Historik tė Vlorės, studiove televizive, dhe ambjenteve tė hapura. Nė qendėr tė vėmendjes kanė qenė sjellja e detajeve dhe momenteve tė historisė sė lavdishme tė qytetit tė Vlorės, ekspozita fotografike, si edhe ekspozita tė librit. Shumė nxėnės tė shkollave tė qytetit janė angazhuar nė aktivitetet sportive tė kėsaj dite, nė krose masive dhe kampionatin e minifutbollit “15 Tetori”. Ndėr risitė e aktiviteteve tė ditės ka qenė Festivali i Sazeve tė Qytetit, organizuar nėn kujdesin e Qendrės Kulturore tė Vlorės. Nė tė kanė marrė pjesė gjithsej pesė grupe nga Vlora dhe njė nga Novosela, ndėrsa ėshtė synuar nėpėrmjet festivalit ruajtja e trashgimnisė kulturore dhe traditės sė sazeve vlonjate.
Aktiviteteve tė datės 15 tetor, u ka paraprirė njė vizitė nė shkollėn 9 vjeēare me tė njėjtin emėr. Dhjetra nxėnės tė shkollės 9 vjeēare “15 Tetori” kanė qenė pjesė e ceremonisė festive tė aktivitetit qė ēeli ditėn pėrkujtimore tė ēlirimit tė qytetit, nė tė cilėn kanė marrė pjesė nėnkryetari i bashkisė sė Vlorės Halim Dervishaj dhe pėrfaqėsues tė Drejtorisė Arsimore Rajonale tė Vlorės.
Tingujt e bandės frymore kanė mbushur orėt e paradites, marshe tė cilat janė zhvendosur nė Varrezat e Dėshmorėve. “Nderim pėr tė rėnėt e luftės”- mesazhi i gjithė tė pranishmėve qė kanė qenė prezent nė Varrezat e Dėshmorėve, ku nė kėto tė fundit kanė qenė pjesė e ceremonisė sė vendosjes sė kurorave qytetarė tė tė gjitha moshave, familjarė tė dėshmorėve, veteranė tė luftės, nxėnės tė shkollave, pėrfaqėsues tė shoqatave, intelektualė, etj. Kanė marrė pjesė nė ceremoni autoritete tė pushtetit vendor dhe qėndror nė Vlorė, pėrfaqėsues tė forcave politike, deputetė, pėrfaqėsues tė Kėshillit Bashkiak tė Vlorės, Kėshillit tė Qarkut, e institucioneve tė ndryshme tė qytetit.
“Nderojmė bijtė e Vlorės qė dhanė gjėnė mė tė shtrenjtė, jetėn. Pėrkulemi para sakrificės mė sublime tė tyre nė kėtė ditė tė 65 vjetorit tė ēlirimit tė Vlorės- tha ndėr tė tjera nė ceremoninė e rastit nėnkryetari i bashkisė sė Vlorės Halim Dervishaj.
Njė Takim Jubilar nė Teatrin Petro Marko ka vijuar aktivitetet e pasura tė ditės. Gjatė tij janė mbajtur kumtesa e sjellė pėrshėndetje nga pėrfaqėsues tė Bashkisė sė Vlorės, pėrfaqėsues tė shoqatės sė Veteranėve tė luftės dhe familjeve tė dėshmorėve, historianė e intelektualė vlonjatė. Takimi ėshtė shoqėruar nga njė montazh muziko letrar, si dhe me njė kokteil.
Koncerti i madh festiv, organizuar nga Qendra Kulturore Vlorė, dhėnė nė orėt e pasdites nė Sheshin e Flamurit ka ftuar dhjetra qytetarė pėr tė ndarė sė bashku atmosferėn festive tė ditės sė ēlirimit tė qytetit.
Nė tė kanė performuar kėngėtarė tė ndryshėm vlonjatė, grupi i valltarėve tė Ansamblit Labėria, grupi i tė rinjve tė Lapardhasė, grupi “Ylberi” i Babicės, si dhe kėngėtarėt e ftuar Poni e Vladimir Seferi.
Orėt e mbrėmjes sė 15 Tetorit nė Vlorė janė ndriēuar nga fishekzjarre tė hedhura pėr nder tė ditės qė ka pėrkujtuar 65 vjetorin e Ēlirimit tė qytetit.

Aktivitetet e organizuara nė 14 Tetor

  • Ēelja e ekspozitės sė librit me autorė vlonjatė
  • Ēelje e ekspozitės fotografike
  • Koncert i QKF
  • Kampionati i minifutbollit “15 Tetori”
  • Cikėl emisionesh historikė
  • Kros masiv i nxėnėsve tė shkollave 9 vjeēare
  • Ekspozita libri dhe promovim libri
  • Festivali i Sazeve tė qytetit

Aktivitetet e zhvilluara nė 15 Tetor

  • Vizitė nė shkollėn 9 vjeēare 15 Tetori
  • Koncert i Orkestrės Frymore
  • Ceremonia e vendosjes sė kurorave
  • Ekspozitė fotografike
  • Takim Jubilar nė Teatrin Petro Marko
  • Montazh muziko letrar nė Teatrin Petro Marko
  • Finalja e minifutbollit. Dhėnia e kupės “15 Tetori”
  • Koncert i madh festiv nė Sheshin e Flamurit
  • Hedhja e fishekzjarreve



 
< I mėparshmi   Tjetri >

 

 

DVD 2004

Guida turistike e Vlores 2004. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

 

 

DVD 2005

Guida turistike e Vlores 2005. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho ...

 

 

DVD 2006

Guida turistike e Vlores 2006. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

Ēmimi Ndėrkombėtar “Perla e Rivierės Shqiptare”

Prokurimi elektronik

Buxheti 2010

FTESE PER NE VLORE

Test

Moti ne Vlore


Kontaktoni me ne

Webmaili i Bashkise

Emri
Fjalėkalimi



bashkiavlore.org