Vlora 2500 vjeēare

Vlora merr “ēertifikaten e lindjes”

Lexo...

 

 

Emblema

e bashkise Vlore bazohet ne tre elemente

Lexo...

 

 

Historia

historia e Lavdishme e Vlores
Lexo...

Qyteti
Deklaratė pėr shtyp e Kryetarit tė Bashkisė Vlorė, z.Shpėtim GJIKA Printoni E-mail
4 Qershor 2009
Image here:
Jam sot nė kėtė komunikim me mediat pėr tė shprehur shqetėsimin e vazhdueshėm tė konstatuar nga Bashkia Vlorė nė lidhje me ecurinė e procesit tė aplikimit dhe shpėrndarjes sė kartave tė identitetit.
Bashkia Vlorė ka qenė shumė e pėrgjegjshme nė gjithė kėtė proces dhe bashkėpunimi me kompaninė konēesionare ALEAT ka qenė maksimal. Bashkia Vlorė pėr tė ndihmuar procesin, por edhe pėr tė lehtėsuar qytetarėt pėr tė bėrė aplikimin dhe tėrheqjen e kartave tė identitetit, ka vėnė nė dispozicion ambiente tė posaēme pėr kėtė qėllim, duke cėnuar deri diku edhe funskionimin normal te sherbimeve te tjera.
Bashkia Vlorė si institucion nė shėrbim tė qytetarėve, pa dallim bindjesh politike, mbetet e vėmendshme dhe drejtpėrdrejt e interesuar pėr tė menaxhuar nė pėrputhje tė plotė me ligjin procesin e listave tė zgjesdhėve, si dhe nė mėnyrė tė veēantė procesin e aplikimit dhe tėrheqjes sė kartave tė identitetit. Bashkia Vlorė vėren me keqardhje qė nga ana e kompanisė ALEAT dhe drejtuesve tė saj nė Vlorė ky proces po zvarritet qėllimisht dhe akoma mė keq po administrohet nė mėnyrė selektive, gjė qė mė sė paku demotivon qytetarėt pėr tu bėrė pjesė aktive e procesit tė paisjes me letėrnjoftimet elektronike.
Bashkia Vlorė ka tė gjithė informacionin e grumbulluar nga shqetėsimet e qytetarėve, tė cilėve, edhe pse nga punonjėset e zyrave tė gjendejes civile u ėshtė dhėnė akses pėr realizimin me shpejtėsi dhe korrektesė tė kėtij procesi, nga ana e drejtuesve tė kompanisė ALEAT nė Vlorė u krijohen zvarritje dhe pengesa tė qėllimshme. Bashkia Vlorė u bėn thirrje qytetarėve tė vazhdojnė tė aplikojnė pėr paisjen me letėrnjoftim elektronik, si dhe pėr tė gjithė ata qytetarė, tė cilėt kanė aplikuar dhe qėllimshėm po zvarriten pėr tėrheqjen e kartės, tė drejtohen pranė Zyrės sė Informacionit tė Bashkisė Vlorė ose tė kontaktojnė nė numrat e telefonit 231 000 dhe 233 555 pėr tė dhėnė informacion mbi shkeljen e afateve tė tėrheqjes sė kartave. Bashkia Vlorė i bėn thirrje dhe i kėrkon kompanisė ALEAT dhe drejtuesve tė saj nė Vlorė tė shpallin nė ambiente publike si dhe nė mediat lokale listėn e qytetarėve sipas grafikut tė datave tė njoftuar pėr tėrheqjen e kartave tė identitetit, si dhe i kėrkon kėsaj kompanie informacion zyrtar tė pėrditėsuar nė lidhje me ecurinė progresive tė kėtij procesi nė Vlorė.
I garantojmė kėsaj kompanie tė gjithė mbėshtetjen institucionale dhe financiare pėr rritjen e transparencės sė procesit nė raport me qytetarėt. Nėse dhe pas kėsaj deklarate do tė konstatojmė tė njėjtat problematika si deri mė sot, unė, me cilėsinė e Kryetarit tė Bashkisė Vlorė, nė mbėshtetje tė Ligjit Nr.8652, datė 31.07.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, si dhe tė Ligjit 10.019, datė 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė”, ditėn e hėnė, datė 8 Qershor, do tė bėj kallėzim penal ndaj Kompanisė ALEAT dhe drejtuesve tė saj nė Vlorė.
Bashkia Vlorė kėrkon nga vėzhguesit e OSBE-ODHIR-it angazhim dhe vėmendje tė plotė ndaj kėtij procesi si kusht themelor pėr realizimin me sukses tė zgjedhjeve tė 28 Qershorit, pėr tu garantuar qytetarėve tė Vlorės, pa dallim bindjeje politike njė votė tė lirė, tė drejtė dhe tė barabartė, si njė nga kushtet themelore tė plotėsimit tė standarteve tė kėrkuara nga marrėveshja e Stabilizim Asociimit dhe detyrimeve qė rrjedhin pas anėtarėsimit nė NATO.

Faleminderit!


 
< I mėparshmi   Tjetri >

 

 

DVD 2004

Guida turistike e Vlores 2004. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

 

 

DVD 2005

Guida turistike e Vlores 2005. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho ...

 

 

DVD 2006

Guida turistike e Vlores 2006. Nje Botim i Bashkise Vlore.
Zmadho...

Te reja/Flash

Mbledhja e Kėshillit

Kėshilli i Bashkisė Vlorė do tė zhvillojė mbledhjen e rradhės nė 29 Mars 2013, ora 10:00, me Rend Dite

Me teper...
 

Vlora "Nderi i Kombit"

Ēmimi Ndėrkombėtar "Ylli i Cilėsisė"

Ēmimi Ndėrkombėtar “Perla e Rivierės Shqiptare”

Buxheti

FTESE PER NE VLORE

Test

Moti ne Vlore


Kontaktoni me ne


Webmaili i Bashkise

Emri
Fjalėkalimi

Rruga jone

Krenaria e qytetit


bashkiavlore.org