|
Pershendetja e Kryetarit te Bashkise
|
|
|
 | I nderuar vizitor! Mireseerdhe dhe faleminderit qe po viziton faqen zyrtare ne internet te Bashkise Vlore. Kjo faqe eshte nje tjeter mundesi qe ju ofrojme per te njohur qytetin e Vlores, nje nga qytetet me te medhenj te Shqiperise. |
Qyteti i Vlores ka mbi 124.000 banore. Eshte vendosur ne pjesen jug-perendimore te Shqiperise dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.
|
Qyteti i Vlores eshte qyteti ne te cilin, shpeshhere ne historine e lashte e te re, kane ndodhur ngjarje te medha e shume te rendesishme per te ardhmen e vendit dhe te kombit shqiptar. I njohur si vendi i flamurit qyteti i Vlores ka fiksuar ne historine shqiptare daten 28 Nentor 1912, Diten e Pavaresise Kombetare. Pararoja perėndimore e qytetit ėshtė ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit. Vlora ėshtė qytet i lashtė dhe porti jugor i Adriatikut. Vlora ka njė pozicion tė favorshėm, nė kryqėzimin e rrugėve tokėsore, detare dhe ajrore nė tė gjithė rajonin, i cili ka nje ndikim te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te saj. Distanca nga kryeqyteti i vendit, Tirana, ėshtė 135 km, ndėrkohė qė vetėm 72 km e ndajnė nga Italia dhe 77 milje nga Greqia. Pozicioni qė ka Vlora garanton njė lėvizje masive tė turistėve vendas dhe tė huaj, favorizuar nga bukurite mahnitese te tij. Turizmi eshte prioriteti i zhvillimit te sotem e te ardhshem te Vlores. Kombinimi i resurseve natyrore, i trashegimise historike, kulturore dhe i burimeve njerezore te Vlores, e ben ate shume terheqes per vizitoret vendas e te huaj. Nepermjet faqes web te Bashkise Vlore dhe lidhjeve te saj Ju mund te merrni informacion rreth zhvillimeve ne qytet, si edhe per organizimin dhe funksionimin e Bashkise dhe te Keshillit Bashkiak, procedurat dhe proceset administrative, etj. Mendojme se edhe keshtu jemi me prane Jush, dhe duke ju falenderuar qe jeni vizitor ne kete faqe interneti do tiu luteshim te na dergoni verejtjet dhe sugjerimet tuaja per punen tone. Shpetim Gjika Kryetar i Bashkise
Jeteshkrimi i Kryetarit te Bashkise
|
|