Qyteti arrow Muzeumet
Muzeumet e Vlorės Printoni E-mail

Ēfarė ofrojnė muzeumet e Vlorės
 
 

     Nė qytetin e Vlorės ndodhen dhe funksionojnė 3 muzeume. Secili prej tyre pėrfaqėson vlera, problematikė dhe periudha tė caktuara nė historinė e rrethit. Muzeu i Pavarėsisė Kombėtare, Muzeu i Relikeve Historike(Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janė tė vendosur nė tre godina nė pozicione tė ndryshme nė qytet. Madje, secila prej kėtyre godinave pėrfaqėson dhe mbart nė vetvete vlera tė caktuara historike e arkitektonike. Gjatė kėtij viti, kėto tre objekte tė rėndėsishme janė vizituar nga rreth 12000 qytetarė vendas e tė huaj, pjesa mė e madhe e tė cilėve kanė qenė kosovarė. Ata i kanė pėlqyer kėto muzeume, vecanėrisht atė tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, ku kanė gjetur edhe pjesė tė rėndėsishme tė historisė sė tyre.

 

Muzeu i Pavarėsisė Kombėtare
 

Image
Kliko mbi Foto
    Ėshtė krijuar nė vitin 1936 dhe ėshtė muzeu i parė shqiptar. Prej krijimit e deri nė ditėt tona, ėshtė rritur, plotėsuar e konsoliduar si njė nga objektet mė tė rėndėsishme muzeale jo vetėm nė rrethin e Vlorės, por edhe mė gjerė. Me rastin e 50 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, u shpall Muze Kombėtar. Vetė godina dhe gjithcka ndodhet e ekspozuar nė tė, pėrfaqėsojnė njė nga momentet mė tė rėndėsishme nė historinė e kombit shqiptar. Nė kėtė godinė, janė hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Pėr 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, qė u krijua pas shpalljes sė pavarėsisė. Muzeu i Pavarėsisė Kombėtare, konsiderohet si njė objekt muzeal i pėlqyeshėm. Ai pėrbėhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorė. Nė tė janė ekspozuar objekte origjinale tė kohės qė pasqyrojnė, dokumente tė rėndėsishme tė periudhės sė Rilindjes e tė Pavarėsisė, si dhe vepra tė ndryshme arti kushtuar kėsaj periudhe, pesha e sė cilės i kalon caqet lokale.
Pėr herė tė parė pas shumė dekadash, godina e Muzeut tė Pavarėsisė u rehabilitua plotėsisht nė vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare. Me kėtė investim, ky objekt mori vlera tė tjera dhe u bė mė i pėlqyeshėm pėr vizitorėt. Mjediset e tij i vizitojnė cdo ditė, dhjetra qytetarė.
Ai ndodhet nė jug tė qytetit tė Vlorės, nė afėrsi tė portit.

 

Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)
 

Image
Kliko mbi Foto
     Ndodhet nė qendėr tė qytetit, nė njė godinė mjaft tė vecantė, e cila mė parė ka shėrbyer pėr organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua nė vitin 1962.
Kėtu janė ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, tė cilat pėrfaqėsojnė dhe pasqyrojnė periudha tė ndryshme historike, qė fillojnė me antikitetin dhe vazhdojnė me ditėt tona. Nė kėtė muze, vizitorėt mund tė shohin objekte arkeologjike qė u pėrkasin qyteteve tė ndryshme antike nė rrethin e Vlorės si, Orikut, Amantias, Plocės,
Olimpias(Mavrovė) e mė tej, Kioninės(Kaninė). Nė mjediset e kėtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale qė i pėrkasin periudhės sė mesjetės. Mes tyre, pėrfshihen dokumente origjinale pėr qytetin e Vlorės, armė, sende luftėtarėsh tė njohur nė histori. Nė Muzeun Historik, ka njė kėnd tė vecantė ku pasqyrohet kontributi i popullit tė rrethit tė Vlorės pėr shpalljen e pavarėsisė. Nė tė ndodhen njėkohėsisht edhe 2 pavione tė vecanta, qė evokojnė Luftėn e Vlorės nė 1920, si dhe Lėvizjen Demokratike tė Qershorit 1924. Nė kėtė muze, ėshtė vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, nė momentin qė u varros e deri nė castin kur u zbulua pėr t'u rivarrosur nė tė njėjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastėsisht nė mesin e viteve '80-tė tė shekullit tė kaluar, gjatė punimeve pėr rikonstruksionin e bulevardit Vlorė-Skelė. Gjatė gėrmimeve nė vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punėtorėt zbuluan papritur njė mjedis tė nėndheshėm me tė paktėn dy kthina, nė njerėn prej tė cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur nė njė gjendje mjaft tė mirė. Mė pas ai u rivarros pothuajse nė tė njėjtin vend, ndėrkohė qė arkivoli origjinal u vendos nė mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombėtar, ėshtė njė objekt mjaft i rrallė. Ai ėshtė ndėrtuar prej plumbi dhe nje pjesė xhami.

 

Muzeu Etnografik
 

Image
Kliko mbi Foto
     Ėshtė vendosur nė njė nga godinat mė tė vjetra tė qytetit, qė ėshtė ndėrtuar nė mesin e shekullit XIX. Kjo godinė ėshtė shpallur monument kulture. Muzeu ėshtė mjaft i pėlqyeshėm pėr vizitorėt dhe nė tė pasqyrohen tė vecantat e traditave tė rrethit tė Vlorės. Mes tyre, pėrfshihen traditat mė tė mira tė kulturės materiale, tė punuara nga banorė tė rrethit tė Vlorės, ku vecojnė ato tė punimit tė metaleve, drurit, veshjeve dhe qėndisjes, peshkimit. Nė godinėn ku ėshtė vendosur Muzeu Etnografik, nė vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labėria" me president nderi Ismail Qemal Vlorėn. Po ashtu, nė vitin 1909 kėtu u cel shkolla e parė nė gjuhėn shqipe pėr vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.
 
< I mėparshmi

bashkiavlore.org